Kavaja drejt një tregu modern, Taulant Balla: Projekti i Pazarit nga arkitektja franceze Manuelle Gautrand

KKT i hap rrugë ndërtimit të “Pazarit të Kavajës”, një projekt bashkëkohor i projektuar nga arkitektja e njohur franceze Manuelle Gautrand. Lajmi është bërë i ditur nga kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe drejtuesi politik në Kavajë, Taulant Balla. Projekti parashikon ndërtimin e një objekti modern në qendër të qytetit, me një sipërfaqe trualli prej 3,130 m² dhe sipërfaqe ndërtimi prej 1,405 m². Objekti do të ketë një kat dhe lartësi maksimale prej 18.95 metrash.

Elementi më dallues i projektit është arkitektura e çatisë, e cila formohet nga dy struktura të harkuara, të lidhura përmes një kreshtë asimetrike. Ky koncept krijon një siluetë të veçantë, duke i dhënë objektit një identitet të dallueshëm në qendrën urbane të Kavajës.

Me projektimin e Manuelle Gautrand, “Pazari i Kavajës” sjell një qasje bashkëkohore arkitekturore në një hapësirë të rëndësishme të qytetit. Projekti synon të ndërthurë funksionin e tregut me një koncept të ri estetik dhe arkitekturor, duke e vendosur atë në fokus të zhvillimit urban të Kavajës.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Projekti i “Pazarit të Kavajës” hartuar nga Manuelle Gautrand, arkitekte franceze. KKT i hap rrugë ndërtimit të ketij objekti modern në qendër të qytetit Kavajë me një sipërfaqe trualli 3130 m2 dhe siperfaqe ndërtimi 1405 m2, me 1 kat dhe lartesi maksimale 18.95 m. Objekti formohet nga dy çati të harkuara të lidhura me një kreshtë asimetrike që krijon një siluetë të fortë dhe karakteristike”,-shkruan Balla.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?