Këngëtarja gjermane bën shqiponjën, fansat e kritikojnë për emërtimin e simbolit (Foto)

Këngëtarja gjermane, Levina, e cila do të përfaqësoje vendin e saj në festivalin evropian ‘Eurovizon’ që këtë vit zhvillohet në Kiev të Ukrainës ka vizituar Tiranën.

Vizita në kryeqytetin shqiptar është përjetuar me emocione nga këngëtarja Levina e cila nuk ka nguruar të bëjë shqiponjën me duar, simbolin kombëtar dhe ta publikojë foton në rrjetet sociale.

“Mirëdita Tirana! Çfarë vendi i bukur, faleminderit për mikpritjen! Sot mësova për këtë shenjë që përfaqëson zogun e flamurit shqiptar. Të festojmë diversitetin”,- ka shkruar këngëtarja Levina në Facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por pas kësaj këngëtarja gjermane ka marrë kritika, kryesisht nga ndjekësit shqiptarë të cilët i shkruajnë se simboli i shqiptarëve nuk mund të quhet thjesht zog, por është simbol që duhet respektuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?