FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kërcënon presidenti i Iranit: SHBA do pendohet nëse tërhiqet nga marrëveshja bërthamore

Presidenti i Iranit, Hassan Rohani paralajmëroi se Uashingtoni “do të pendohet” nëse ai shkel marrëveshjen e vitit 2015 midis Teheranit dhe fuqive botërore, për frenimin e programit bërthamor të Republikës Islamike.

“Ne nuk do të jemi të parët që do të shkelim marrëveshjen, por ata duhet ta dinë se do të pendohen nëse e shkelin”, tha Rohani në një konferencë në Teheran.

“Jemi shumë më të përgatitur seç mendojnë ata. Nëse e shkelin këtë marrëveshje, ata do t’i shohin rezultatet brenda një jave, më pak se një javë”, tha Rohani.

Swiss Digital Desktop Reklama

Komentet vijnë pak kohë para 12 majit, afatit që ka caktuar presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për përmirësimin e marrëveshjes bërthamore me Iranin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Me paktin e vitit 2015, Teherani është pajtuar të frenojë aktivitetet bërthamore në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare kundër tij.

Trump ka thënë se Teherani është duke shkelur “frymën” e marrëveshjes me hedhjen e vazhdueshme të raketave balistike dhe me mbështetjen e militantëve në rajon.

Presidenti amerikan ka kërcënuar se do të tërhiqet nga marrëveshja nëse ajo nuk përmirësohet.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?