Këshilli bashkiak i Divjakës firmos kërkesën: Jo bashkim me Lushnjen

20 anëtarë të Këshillit Bashkiak të Divjakës kanë firmosur një kërkesë zyrtare kundër përfshirjes së bashkisë në një proces të mundshëm bashkimi me Lushnjën, në kuadër të reformës së re administrativo-territoriale.

Shkresa i është drejtuar kryetarit të Kuvendit, Bledar Peleshi, Presidentit Bajram Begaj, kryeministrit Edi Rama, ministrit Ervin Demo si dhe Komisionit të Posaçëm. Sipas dokumenteve të bëra publike në rrjetet sociale nga deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, këshilltarët kërkojnë pezullimin e çdo procedure që lidhet me shkrirjen e Bashkisë Divjakë.

Në kërkesën e tyre, ata kërkojnë gjithashtu zhvillimin e konsultimeve publike me qytetarët dhe grupet e interesit, transparencë mbi kriteret që do të përdoren për riorganizimin territorial, respektimin e autonomisë së njësive të vetëqeverisjes vendore dhe marrjen në konsideratë të performancës së bashkive.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këshilltarët argumentojnë se ndryshimet territoriale nuk duhet të bëhen pa një analizë të plotë të ndikimit ekonomik, social, demografik dhe administrativ. “Ne, Këshilltarët e Këshillit Bashkiak të Bashkisë Divjakë, në përmbushje të detyrimeve tona kushtetuese dhe ligjore për përfaqësimin e interesit të qytetarëve, shprehim kundërshtimin tonë ndaj çdo propozimi për shkrirjen e Bashkisë Divjakë”, thuhet në shkresë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Argumentet që mbështesin ruajtjen e Bashkisë Divjakë:

Bashkia ka stabilitet financiar dhe administron me përgjegjësi fondet publike.

Ka përmirësuar vazhdimisht cilësinë e shërbimeve publike ndaj qytetarëve.

Ka realizuar investime të rëndësishme në infrastrukturë, ujësjellës, kanalizime, rrugë,
ndriçim dhe hapësira publike.

Ka kapacitet për tërheqjen dhe menaxhimin e fondeve kombëtare dhe ndërkombëtare.

Ka ruajtur identitetin historik, kulturor dhe administrativ të komunitetit.

Ofron shërbime publike pranë qytetarëve; largimi i administratës do të rriste kostot dhe
kohën e aksesit për banorët.

Ka potencial të rëndësishëm ekonomik në Bujqësi, Arsim, Turizëm, Biznes lokal dhe

Ka bashkëpunim efektiv me institucionet qendrore dhe partnerët ndërkombëtarë.
zhvillim rural.

Tregues të performancës që ka arritur Bashkia Divjakë:

Realizimi i buxhetit vjetor.

Niveli i mbledhjes së të ardhurave vendore.

Ulja e detyrimeve të prapambetura.

Numri dhe vlera e investimeve të realizuara gjatë 5 viteve të fundit.Fondet e përfituara nga grantet kombëtare dhe programet e Bashkimit Evropian.

Numri i projekteve të përfunduara sipas planit.

Përqindja e mbulimit me shërbime publike.

Koha mesatare e ofrimit të shërbimeve administrative.

Numri i bizneseve aktive dhe tendenca e tyre.

Shërbimin për turistët e huaj dhe vendas.

Përmirësimi i infrastrukturës rrugore dhe shërbimeve bazë.

Treguesit e transparencës dhe pjesëmarrjes qytetare.

Auditimet pa gjetje të rëndësishme ose me rekomandime të zbatuara.

Treguesit e performancës sipas vlerësimeve të institucioneve shtetërore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?