Këto gjuhë mësojani patjetër fëmijës, nëse doni që të ecë në jetë
Fëmijët që mësojnë disa gjuhë të caktuara kanë më shumë sukses në jetë. Qendra e Kërkimeve Ekonomike dhe të Biznesit zhvilloi një studim me aeroportin e Heathroët duke analizuar rolin që luajnë gjuhët në jetën e fëmijëve dhe cilat duhet të mësojnë ata për të pasur më shumë shanse kur të rriten.
Studimi është bazuar në sondazhin që iu bë 2,001 prindërve me fëmijë nën 18 vjeç dhe një tjetër me rreth 500 drejtues biznesi në të gjithë Anglinë.
Specialistët zbuluan që frëngjishtja, gjermanishtja dhe gjuha mandarin janë tre gjuhët më të mira që një fëmijë duhet të mësojë nëse dëshiron të jetë i suksesshëm në 10 vitet e ardhshme dhe njohuritë e këtyre gjuhëve mund të rrisin ekonominë britanike me 500 miliardë paund deri në 2027.
“Ne besojmë që mësimi i një gjuhe sjell shumë përfitime në zhvillimin e fëmijëve dhe është një investim për të ardhmen, fëmijët që janë më të ekspozuar ndaj gjuhëve të ndryshëm ndërgjegjësohen për kulturat e ndryshme, njerëzit e tjerë dhe këndvështrimet e tjera”, ka thënë Antonella Sorace, profesor e gjuhësisë së zhvillimit dhe drejtore e çështjeve dygjuhësore në Universitetin e Edinburgh-ut, në një deklaratë.
“Ata gjithashtu janë më të mirë sesa ata që flasin vetëm një gjuhë në kryerjen e disa detyrave dhe janë shpesh lexues më të përparuar”.
Gjithashtu, 85 për qind e prindërve kanë thënë që është shumë e rëndësishme për fëmijët të flasin një gjuhë të dytë, edhe pse 45 për qind e tyre kanë pranuar që fëmijët e tyre nuk mund të flasin një gjuhë tjetër.
Për shkak të këtyre përqindjeve të larta, Heathroë ka ngritur nismën e tij Little Linguists për të frymëzuar fëmijët të lexojnë duke krijuar pusulla me temën e “Mr. Adventure” që përfshijnë fraza të thjeshta në frëngjisht, gjermanisht dhe në gjuhën mandarin.
Këto letra në formë pusullash mund të shkarkohen online ose të merren në zyrën e informacionit në aeroport dhe aeroporti do të ketë gjithashtu ambasadorët e tij të gjuhës për të ndihmuar fëmijët të praktikojnë aftësitë e fituara gjuhësore.
Studimi është bërë, siç kuptohet, në Angli dhe për këtë arsye ata nuk e konsiderojnë anglishten. Ne të tjerëve na duhen 4 gjuhë.