Kishte dalë për gjah, vritet biznesmeni italian në Tepelenë

Vritet biznesmeni italian në Tepelenë.

Një 44-vjeçar italian, i identifikuar si E. Sarchi, është gjetur i vrarë me armë zjarri në fshatin Salari të Tepelenës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur Dilan mes Nivicës dhe Salarisë pak pas mesnatës.

Një person ka qëlluar me automatik teksa është shkëmbyer me automjetin që udhëtonte 44-vjeçari italian, i cili kishte dalë për gjah bashkë me persona të tjerë. Në fillim, ai ka qëlluar në drejtim të gomave dhe më pas në drejtim të 44-vjeçarit nga Italia, i cili ka qenë duke lëvizur nga drejtimi verior në aksin rural Nivicë-Salari.

Swiss Digital Desktop Reklama

44-vjeçari rezulton administrator i një fabrike tullash e tjegullash në zonën e Laprakës në Tiranë, “Tegola Edilcentro”. Ende nuk dihen rrethanat e sakta të ngjarjes, por mësohet se policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar. Tre persona janë shoqëruar në polici.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Rreth orës 00:30, në fshatin Salari, në vendin e quajtur “Dilan”, në rrugë është gjetur pa shenja jete shtetasi italian E. S., 44 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri.

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier dhe Vlorë, po ushtrojnë kontrolle në zonë dhe ambiente të ndryshme, për kapjen e autorit/ëve”, njofton policia.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?