Kjo është gazetarja serbe. Pas skandalit pritet shkarkimi i ministrit të Mbrojtjes
Një gazetare serbe ra pre e provokimit aspak të hijshëm të ministrit të Mbrojtjes, i cili tani rrezikon shkarkimin nga detyra.
Sipas medieve serbe, kur gazetarja ishte përballë ministrit të Mbrojtjes, Bratislav Gasiç, ajo u përkul që t’i linte hapësirë kameramanit të filmonte, por ministri e komentoi me disa fjalë provokuese dhe seksi: “Më pëlqejnë gazetaret që përkulen lehtësisht në gjunjë”,- tha ai.
Mbi këtë situatë të pakëndshme për një zyrtar me peshë, ka reaguar edhe kryeministri serb Aleksandër Vucic i cili ka paralajmëruar shkarkimin e ministrit serb.
“Për atë që bëri ministri i Mbrojtjes, Bratislav Gasic unë nuk mund të gjej fjalë, nuk ka justifikime. Unë në emër të gazetarit serb kërkoj falje, por kjo nuk është e mjaftueshme. Gasic pas kësaj nuk mund të jetë më ministër”,- i tha kryeministri serb Aleksandar Vuçiç gazetarëve.