KLGJ fut në rend dite verifikimin e Irena Gjokës
Këshilli i Lartë Gjyqësor ka futur në rend dite për mbledhjen e të premtes diskutimin mbi gjyqtaren e Gjykatës së Posaçme Irena Gjoka.
Diskutimi për verifikimin e statusit të gjyqtares Gjoka nuk ishte parashikuar për mbledhjen e sotme, por është shtuar si pikë në rendin e ditës pak para nisjes së mbledhjes.
Një javë më parë, Gjoka, në një letër dërguar Këshillit të Lartë Gjyqësor parashtronte argumentet kundër verifikimit të thelluar nga Prokuroria e Përgjithshme, sipas së cilës, vendimi i gjykatës greke në vitin 2005 për të është autentik. Ajo insiston se nuk ka pasur dijeni as për procesin dhe as për vendimin gjyqësor.
Rrëfimin e saj për këtë përplasje, Gjoka e nis që nga viti 2002, ku asaj i është refuzuar hyrja në territorin grek për dy herë radhazi, për ta kaluar më pas në procesin gjyqësor në Janinë në vitin 2005.
KOHA JONË SONDAZH

