Klientelizëm dhe korrupsion në shëndetësi

 

Nga Albina Deda

Barnat nuk mund të lihen të qarkullojnë pa forcuar mekanizmat e kontrollit dhe të sigurisë në vend, kur skandalet e fundit vetëm sa janë shtuar. Nuk është hera e parë që kërkohet nga mazhoranca të realizohen ndryshime të rëndësishme ligjore, pa argumenta dhe me një lehtësi, shpejtësi e mendim të përciptë që krijojnë jo vetëm konfuzion, por edhe venë në rrezik sigurinë dhe cilësinë e shërbimit ndaj qytetarëve, e në këtë rast të barnave.  Sektori që prek ky ndryshim është ai i farmaceutikës me shumë efekte si shëndetësore, ashtu edhe sociale dhe ekonomike.Asnjë njohës i këtij sektori nuk do ta kishte kurajon për t'i kryer këto ndryshime me kaq guxim dhe nxitim? Duke u nisur nga disa koncepte tregtare  jo profesionale, premtime klienteliste, politike,

interesa të ngushta, pa analizuar çështjen në thellësi, pa e kuptuar se “tregëtia” e medikamenteve nuk është e njëjtë me atë të mallrave të tjera.  Farmaceutika është një shkencë që udhëhiqet nga ligje që në themel nuk mund të kenë çmimin apo koston (pa dyshim brenda disa limiteve), por që në radhë të parë kanë cilesinë e sigurinë e barnave. Kjo është edhe aresyeja se përse, Parlamenti Europian e ka përcaktuar farmaceutikën si “një sektor publik të menaxhuar nga privatët”. Ky projektligj synon që për regjistrimin tek ne të barnave të prodhuara në vendet e Ballkanit, të hiqet kushti ekzistues ,"që këto barna të qarkullojnë në një nga vendet e BE-së." Ligji ynë i barnave në tërësi është një ligj i përpunuar disa herë, një ligj që kërkon të japë një nivel sigurie për këto preparate që hyjnë në vendin tonë. Në fakt ligji ka nevojë për të forcuar marzhin e tij të sigurisë medikamentoze, orientimin nëpërmjet tij të tregut tonë të barnave drejt kompanive farmaceutike prodhuese të mirnjohura e të konsoliduara ndërkombëtarisht. Pra ligji ka nevojë të përmirësohet në disa elementë konkrete, 

Së pari, duhen forcuar mekanizmat e kontrollit e sigurisë së medikamenteve që prodhohen në vendin tonë, gjë që le për të dëshiruar. Së dyti, koeficienti i sigurisë duhet përforcuar për medikamentet që vijnë nga çdo vend i Ballkanit pa përjashtim. Së treti, e njëjta gjë duhet realizuar për generikët në tërësi. Kjo nuk do të thotë aspak pengim të atij prodhimi apo importi, por vetëm disiplinim e siguri më të lartë mbi këto medikamente. Pra ndryshimi është në drejtim të kundërtme ato që synojnë heqjen në mënyrë mekanike nga ai ligj, në nenin 12 pika 2, shkronja C, " për importin e medikameteve të prodhuara në vendet e Ballkanit, të detyrimit "që të qarkullojnë në një nga vendet e BE-së". Kërkesa e iniciuar nga Ministria e Ekonomisë është e argumentuar në mënyrë krejt të njanëshme, duke u bazuar vetëm mbi disa interpretime të gabuara tregtarë të marveshjes së CEFTA-s, pa marrë në konsideratë thelbin e principet e farmaceutikës.

E gjithë kjo inisiative ligjvënëse, ky “liberalizim” në këtë mënyrë rrezikon cilësinë e barnave që qarkullojne në vendin tonë, thellon konfuzionin medikamentoz, krijon një të "çarë" të re pa kontroll në tregun farmaceutik, veçanërisht kjo për kushtet e mundësitë tona konkrete. Këtë ndryshim mund ta bëjmë vetëm me kushtin e padiskutueshëm që ky ndryshim në ligj të paraprihet detyrimisht me të tjere elementë, që sigurojnë nivelin e atyre barnave edhe tek ne sikurse edhe  në vendet e BE-së. 

Në këtë kontekst, ka ardhur koha që garancia e synuar të jetë e njëjtë si për medikamentet e prodhuara në Shqiperi, ashtu edhe për ato që na vijnë nga prodhimi apo qarkullimi në vendet e Ballkanit dhe pa përjashtime. Për prodhimin vendas duhen përcaktuar e implementuar sa më parë mekanizmat tona të sigurisë në këtë drejtim duke aplikuar kriteret GMP të zyrtarizuara nga OBSH, të verifikuara këto nga një komision permanent në vend dhe me specialistë të huaj. Nga ana tjetër, medikamentet e prodhuara në vend, ato të prodhuara apo regjistruara jashtë vendeve të referimit, si dhe generiket duhet të analizhen [licencimit e periodikisht, ]për të përcaktuar edhe biodisponibilitetin, bioekuivalencat në laboratore të certifikuare të BE-së, të aprovuara nga institucionet shtetërore.
Shpenzimet e këtyre procedurave i takojnë të përballohen nga prodhuesit apo importuesit e licencuar të barnave, ( ligji nuk ka efekt financiar) këto përmirësime do të kërkojnë një asistencë teknike nga partnerët dhe procesi lidhet si me detyrimin që ne kemi për të realizuar cilësineë e sigurinë farmaceutike ndaj qytetarëve tanë, ashtu dhe me domosdoshmërinë e njësimit të sektorëve tanë përkatës me ato europiane,në rrugën e integrimit europian. 
Vetëm më tej ne mund të diskutojmë për "lehtësimin" e atyre barrierave ligjore që përmban projektligji. Në këtë optikë edhe argumentimi i përdorur nga Ministria e Ekonomisë për të realizuar ktëo ndryshime ligjore, duke u bazuar te mareveshja e CEFTA-s, është i gabuar. Ajo marveshje ka të bëjë me tregtinë e lirë, gjë që ligji aktual i barnave nuk e prek. Ndërsa çështja që diskutohet ka në themel standartet e koefiçentin e sigurisë medikamentoze, që është diçka tjetër shumë e ndryshme nga e para për të cilën janë të detyruara të përgjigjen dhe veprojnë institucionet e çdo vendi ndaj popullsisë së tij. Ky është një princip që e aplikon çdo shtet, 
madje edhe ato të rajonit tonë kur është fjala për sigurinë e tyre medikamentoze. Në kushtet aktuale kur tregu farmaceutik në vendin tonë është në një konfuzion kur tek ne mungojnë kapacitetet e kontrollit të medikamenteve nuk duhet të realizohet një ndryshim ligjor tillë. 
Ai mund të merret në konsideratë vetëm mbasi të jenë implementuar më parë me rigorozitet mekanizmat e tjera të kontrollit dhe garancisë. Sot, një hap i tillë i njëanshëm do të hiqte një nga barrierat e sigurisë medikamentoze të barrierës që ka evituar disa probleme serioze në farmaceutikën tonë. Nëse ne lamë një sistem onlinë të sistemit farmaceutik, mekanizma të sakte kontrolli, dhe abuzimet e skandalet me barnat janë të panumërta, si mund të besohet në një ndryshim të tillë që heq edhe sigurinë e barnave ? Kur kemi një situatë drastike, si në mungesa me barna dhe pajisje mjeksore, sorrollatje të pacientëve në QSUT, e Shërbimi i Urgjencës së Sëmundjeve të Brendshme është shërbim shëndetësor 24 orë.

Mjekësia e urgjencës është një specialitet që përfshin kujdesin për sëmundjet akute apo lëndime që kërkojnë kujdes të menjëhershëm mjekësor dhe diagnostikon një shumëllojshmëri të sëmundjeve duke ndërmarrë ndërhyrje akute për të stabilizuar dhe shpëtuar jetën e pacientëve. Shërbimi i Urgjencës së Sëmundjeve të Brendshme përmes shërbimeve emergjente mjekësore, siguron kujdesin intensiv për pacientët që paraqesin rrezik ndaj shëndetit e jetës ose kanë një problem të rëndësishëm të sëmundshmërisë. Mjekët e këtij shërbimi të QSUT-së janë të pajisur me njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për parandalimin, diagnostikimin dhe menaxhimin e aspekteve akute urgjente të sëmundjes për pacientët. Ata, si mjekë të emergjencës zotërojnë një fushë të gjerë të njohurive dhe aftësive të përparuara procedurale shpesh duke përfshirë procedura të ringjalljes zemër-mushkëri, menaxhim i asfiksive, trajtimi i atakëve kardiake.

Shërbimet e ofruara pranë Urgjencës së Sëmundjeve të Brendshme:
Infeksione akute
Astmë
Diabet
Presioni i gjakut/Kolesteroli
Sëmundjet e zemrës
Sëmundjet muskuloskeletale
Kardiologji
Probleme akute gastroenterologjie
Probleme akute geriatrike
Probleme akute pulmonare

Urgjenca është një shërbim që duhet të jetë në gadishmëri dhe kjo nënkupton jo vetëm mjekë të pregatitur dhe te " testuar" nga Ministri , të gatshëm në çdo orë por edhe medikamente që nuk duhet të mungojnë. Në kuadër të ankesave te shumta te oacienteve dhe familhareve te tyre, kemi marre informacione per shërbimin e urgjencës dhe jemi ndalur në një nga pikat kyçe të tij që lidhet pikërisht me mungesën e medikamenteve.  Kjo analizë ka si qëllim të sjellë në vëmendje mungesat që vazhdojnë të jenë problem në këtë shërbim me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të instancave përgjegjëse. Referuar të dhënave të siguruara do të pasqyrojmë listat e medikamenteve që kanë munguar nga muaji janar deri tani. 

Për muajin janar ka munguar:
Atenolol- 1 ditë
Lenital- 2 ditë
Izoptin-2 ditë
Prednizolon -2 ditë
Dexametazon-2 ditë
Eufilin -2 ditë
Furosemid-2 ditë
Insulin ordiner-1 ditë
Primperan-3 ditë
Ranital-2 ditë
Tramadol-1 ditë
Voltaren-2 ditë
Ativiper-2 ditë
Manitol -2 ditë
Propafenon-mungesë gjithë muajin
Ceftriaksion-1 ditë
Klorat-1 ditë
S. magneziu-2 ditë
Na.bikarbonat-1 ditë
Vitaminë K-1 ditë

Megjithatë, problematikë për këtë muaj ka qënë propafenoni, si një medikament që ka munguar gjithë muajin. Për muajin shkurt rendisim të dhënat për gjysmën e parë të muajit. Nga data 2-11 shkurt, sipas të dhënave mungesë mbetet propafenoni, i cili ka munguar gjithë muajin. Ndërkohë prolematikë ka mbetur dhe

K/klorat s. magnezi. 
Për muajin mars ka patur mungesa në këto medikamente:
Analgin-3
Izoptin -5
Furosemid-1
Prednizolon-3
Dexametazon-3
Eufilin-6
Insulin ordiner-4
Apotel-5
Ranital-2
Voltaren-1
Antiviper-6
Manitol-2
Morfinë -1
Dopamine-5
S. magneziu-1
Vitaminë K-1
Antiviper-6
Propafenon-gjithë muajin

Mungesat në muajin Prill
Izoptin-mungesë gjithë muajin
Eufilin- mungesë në shumicën e ditëve
Antiviper-mungesë gjithë muajin
Dopaminë-mungesë gjithë muajin
Propafenon-mungesë gjithë muajin

Mungesat në muajin Maj
Izoptin-mungesë gjithë muajin
Prednizolon-1
Dexmetazon-1
Antiviper-6
Propafenon-mungesë gjithë muajin
Dopaminë- mungesë gjithë muajin
Ranital-mungesë gjithë muajin
Alkool- 6
Analginë-3
Prometazin-2
Primperan-4
Ranital-8
Insulinë ordiner- 6 herë

Sipas të dhënave të nxjerra vihet re se propafenoni është një medikament që ka munguar përgjatë 5 muajve. Veç kësaj ka patur mungesa edhe në medikamente të tilla si analginë, alkool apo insulinë ordiner. Alternativa e pare ka problem me cilesine shumica jane turke dhe te profarmes. Çmimet e profarmes janë shtuar me 30% dhe janë alternativat e para. Me pak fjalë, të gjitha medikamentet e profarmës janë shtuar me 20-30%, ndërsa  çmimet janë rritur më 1 Prill(  data e Rilindjes së mashtrimit e ka fillesën e saj ) ku pacientët me lekë në dorë nuk marrin të lirat, por cilësoret. Përsa u përket aparaturave, skanerat në QSUT nuk punojnë dhe këte e konfimojnë dita-ditës si pacientët, ashtu edhe personeli nën zë. Prishja e skanerave dhe pamundesia për ti dhënë këtë shërbim pacientëve u bë shkak edhe për dhunën ndaj mjekes Silvana Celiku.  Ndërkohë që në urgjencën e QSUT-së, mungojnë çdo ditë medikamente. Momentalisht mungon Trinitrina në urgjencën e kardiologjisë. Në këtë urgjencë gjatë të gjithë vitit ka munguar Propafenoni, si edhe nuk kanë qenë të pakta rastet kur ka munguar edhe alkooli. 

Në shërbimin e hematologjisë që u bë edhe problem në masmedia para disa ditesh, nuk u tha që mungojnë medikamentet kryesore për të sëmurët me sëmundje të rënda të gjakut sic jane: Citozari dhe Mabthera. Citozari është shumë i shtrenjtë, kjo bën që pacientët asnjeherë të mos e blejnë në dozat e duhura. Pacientet fryhen me kortizonik. Përsa i përket Mabtherës, ai kushton mbi 1000 euro ndaj numërohen me gishta pacientët qe e kanë.

Ndodh në pavionin e hamtologjisë që pacientët që fusin mik "ministrin" jua sjelllin citozarin, të tjerëve jo. Një skandal (i pa publikuar ende) është në pavionin e toksikologjisë ku shefi i këtij pavioni ka abuzuar me detyrën duke mos rregjistruar shtrimet që janë bërë gjatë gjithë vitit në atë pavion, por i ka trajtuar të gjitha si urgjenca. Eshte gjobitur për këtë abuzim, por me njohjet e tij ka bërë që atij ti anullohet gjoba. Përveç kësaj, shefi i këtij pavioni abuzon edhe me medikamentet duke nxjerrë medikamentet nga spitali për ti shitur në farmacinë e tij që e ka përballë QSUT-së. Në Lezhë, Kurbin-Mirditë, ka mungesa në barna në spital dhe në maternitetin e Lezhës, pacientët blejnë pranë farmacive të spitalit barnat për tu trajtuar në spital. Në maternitet as uje të ngrohte për nënat lehona nuk, pork a mbetur vetëm një dush… për gjitha gratë …! Në sallën e fëmijëve akoma nuk ka vitamin .K, dhe familiarët janë të detyruar të gjithë ti blejnë… Foshnjet edukohen me recetën e RILINDJES, sapo lindin. Gjithashtu mungojnë  veshjet dhe uniformat në sallë si edhe për personelin e maternitetit nuk ka medikamente për infeksionet si, ovula që kushton dhe i blejnë vetë të sëmurat. Në sallë dhe në raste abortesh duhen mikroklizma dhe kateter, por  edhe keto i blejnë vetë familiarët për pacientët. Veglat e abrazios ka me vite që perdoren dhe pse është ngritur ky problem pasi ato tashmë janë ndryshkur, ato përdoren, duke rrezikuar direkt nënat lehona, një skandal që duhet të verifikohet dhe të merren masa urgjente për ti pajisur me të reja.


Të gjitha medikamentet e profarmës jane rritur dhe janë në grupin e barnave të aparatit kardiovaskular që zenë vendin e parë në përqindje të semundshmërisë chronicae në vend. Të sëmuret vetëm me recetë të lëshuar nga mjeku i familjes marrin alternativën e parë,( pasi është kusht të përshkruhet kjo alternativë) ndërsa specialistët lëshojnë alternativa të shtrenjta duke u nisur nga efektet dhe cilësisë së dobët e alternativës së parë që ministri ka favorizuar duke hequr nga lista barna nga firma prestigjioze. Pra pacientët paguajnë skema tashmë është keqfinancuar dhe abuzimet janë të panumërta. Shëndetësi falas, mbetet tashmë premtimi më mashtrues i Rilindjes. Ministri Beqja, në çdo deklaratë thotë ; " kemi ulur çmimin e barnave dhe nuk ka mungesa në spitale".  Por ministri ynë ngaterron mungesat në spitale me ato të tregut. Tregu është plot por me disa mungesa, ndeërsa spitali është  bosh me disa barna që flejnë aty sa për inventar dhe ato të shtrenjtat shefat i iniciojnë pacientet tek farmacitë e tyre pranë spitaleve apo tek idhjet e tyre klienteliste ku bëjne pazaret.

 
Përfitues të barnave nga skema kontributive tashmë janë shumë pak. Arsyeja është cilësia e dobët e barnave të listës. Pacientet, ose paguajnë për diferencë alternativa të shtrenjta më cilësore, ose i blejnë direkt në farmaci me recetë pa rimbursim ( të thjeshtë). Pra, nga një skemë atraktive në vitet e fundit të qeverisjes Berisha, po shkon drejt falimentit nga keqmenaxhimi dhe vrimat që po i hapen rrugës. Në fitektiven e KM është shtrirja e shërbimit farmaceutik në çdo zonë. 

Por këta të Rilindjes, jo vetëm nuk kanë shtrirë këtë rrjet, por i kanë dobësuar mekanizmat e kontrollit dhe kanë hequr " paketën bazë " të detyrueshme nga QSH me gjithë shërbimin parësor ( barna për urgjencat ) dhe sot aktualisht kjo paketë nuk ekziston më.  Koncensionet dhe abuzimet me barnat janë motivi i punës së tyre. 

Centralizimi i gjithçkaje është baza dhe misioni i tyre.  Rilindja edhe këto tregues nuk i centivon dhe mat me indikatoret për performancë dhe bonus 10 %  nuk paguhen më. Checkup është i dështuar tashmë, në qarkun e Lezhës nga 15000 planifikime deri tani janë realizuar vetëm 5000 depistime. Dhe nga këto asnjë patologji e evidentuar, pra efekti diagnostikues është 0.Edhe interesi ka rënë fare dhe banoret 40-65 vjec të njoftuar nuk shkojnë për të bërë " kontollin bazë".

Një amulli një abuzivizëm, klientelizëm dhe qytetarë që janë braktisur dhe blejnë përkeqësimin e shëndetit, kjo është panorama e çdo dite në shërbimin shëndetësor në të gjitha hallkat e sistemit (sistemin paresor, spitalor, terciar) dhe atë farmaceutik ku sot po tentohet të hiqet dhe ajo " siguri " që ishte me ndryshimet e ligjit të barnave.  Opozita me gjithë forcën e saj, me argumenta dhe duke pasqyruar realitetin e qytetareve do të jetë mburojë për të penguar masa të tilla që ndikojnë në sigurinë dhe shendetin e tyre, por dhe do të mbeshtesë çdo iniciative ligjore që përmirëson dhe mbron jetën e tyre.  Shëndeti është treguesi më i qartë i çdo shoqërie. Rama-Beqaj edhe këtë " lehtësim " duan ta bëjnë për klientelistët e tyre që ju "dhuruan " dhe koncensionet, e  nëse ky ndryshim ligjor bëhet,  shpejt kjo do vertetohet si korrupsioni I radhës.

Deputete dhe Anëtare e Komisionit të Shëndetsisë. 

SHKARKO APP