Kombi ka nevojë për mitet

 

Vijon botimi i librit të filozofit të njohur anglez, Roger Scruton “Si të jesh i djathtë”.

Nga Roger Scruton

Nën marrëveshjen amerikane, njerëzit duhet ta trajtonin njëri-tjetrin një herë e përgjithnjë si fqinjë dhe jo si anëtarë të së njëjtës racë, së njëjtës klasë, të njëjtit grup etnik apo feje, por si banorë të një vendi që e kishin së bashku.

Gjëja thelbësore për kombet është se ato rriten nga poshtë, përmes zakoneve të bashkimit të lirë mes fqinjëve, dhe si rezultat kemi besnikëritë që janë të lidhura me një vend dhe historinë e tij më shumë sesa me një fe, me një dinasti apo si në Europë, me një klasë politike që riprodhon vetveten.

Historitë viktoriane tregojnë për Ishullin e Bekuar dhe mbrojtjen e tij, për Revolucionin e Lavdishëm, dhe ndërtimin e perandorisë së madhe, në të cilën gjithmonë dielli mbulonte një pjesë. Nga pas këtyre tregimeve për lavdinë shfaqet një tregim për sakrificën, që ishte miti kombëtar që mbajti popullin britanik gjatë dy luftërave botërore.

Edhe në qoftë se ne vijmë këtu nga diku tjetër, kjo nuk e ndryshon faktin që jemi të angazhuar ndaj këtij territori dhe e përkufizojmë identitetin tonë-të paktën pjesërisht- në terma të tij. E pothuajse së njëjtës rëndësi janë historia dhe zakonet që janë vendosur në këtë territor.

Pse çoi në një demokraci të shëndetshme në Amerikë eksperimenti në qeverinë federale, i cili në Europë çoi në perandori jollogaridhënëse? Përgjigja është e thjeshtë: sepse federalizmi amerikan nuk krijoi një perandori, por një shtet-komb. Kjo ndodhi pavarësisht grindjeve mbi të drejtat e shteteve, pavarësisht Luftës Civile, pavarësisht trashëgimisë së skllavërisë dhe konfliktit etnik. Kjo ndodhi sepse marrëveshja amerikane vendosi synimin e ligjit sekular, juridiksionin territorial dhe gjuhën e përbashkët në një vend të cilin njerëzit nuk reshtnin së quajturi shtëpia e tyre. Nën marrëveshjen amerikane njerëzit duhet ta trajtonin njëri-tjetrin një herë e përgjithnjë si fqinjë dhe jo si anëtarë të së njëjtës racë, së njëjtës klasë, të njëjtit grup etnik apo feje, por si banorë të një vendi që e kishin së bashku. Besnikëria e tyre ndaj rendit politik buronte nga detyrimet e fqinjësisë dhe mosmarrëveshjet midis tyre do të zgjidheshin nga ligji i vendit. Ligji do të vepronte brenda kufijve territorialë të përkufizuar nga qasjet e mëparshme të njerëzve dhe jo nga ndonjë burokraci transnacionale e hapur për t’u kapur nga njerëzit, për të cilët këta kufij nuk thoshin asgjë. Shkurt, demokracia ka nevojë për kufij, dhe kufijtë kanë nevojë për shtetin komb. Në të gjitha mënyrat me të cilat njerëzit përkufizojnë identitetin e tyre në terma të vendit që i përkasin kanë një pjesë për të luajtur në çimentimin e sensit të kombësisë. Për shembull, commmom law e anglo saksonëve tek të cilit ligji që merr jetë nga zgjidhja e konflikteve lokale më shumë ligji që del nga imponimi i sovranit ka patur një pjesë të madhe për të luajtur në ngjizjen e sensit anglez dhe amerikan që ligji është pasuria e përbashkët e të gjithë atyre që jetojnë në brenda juridiksionit të tij më shumë sesa është krijim i priftërinjve burokratëve apo mbretit. Një gjuhë dhe një kurrikulum i përbashkët kanë një efekt të ngjashëm në bërjen e familjaritetit, afrimitetit dhe zakonit të përditshëm burim të qasjeve të përbashkëta. Gjëja thelbësore për kombet është se ato rriten nga poshtë, për,mes zakoneve të bashkimit të lirë mes fqinjëve, dhe si rezultat kemi besnikëritë që janë të lidhura me një vend dhe historinë e tij më shumë sesa me një fe, me një dinasti apo si në Europë, me një klasë politike që riprodhon vetveten. Kombet mund të përzihen në gjëra më komplekse- si ç kanë bërë Uellsi, Skocia dhe Anglia- ose mund të ndahen si Çekët dhe sllovakët ose siç mund të bëjë një ditë Mbretëria e Bashkuar teksa skocezët kërkojnë të ndahen. Kufijtë kombëtarë mund të jenë të fortë ose të dobët, të depërtueshëm ose jo: por në të gjitha format ata i pajisin njerëzit me një identitet metë cilin ata përmbledhin të drejtat dhe detyrat tyre si qytetarë dhe besnikërinë ndaj atyre që janë bartësit e paqes civile. Këtu, pra qëndron e vërteta e nacionalizmit, siç e shoh unë. Kur ne i bëjmë vetes pyetjen , çfarë i përkasim, dhe çfarë i përkufizon besnikëritë dhe angazhimet tona ne nuk gjejmë përgjigje tek një fe e përbashkët dhe akoma më shumë nuk gjejmë përgjigje tek lidhjet fisnore. Ne e gjejmë përgjigjen tek gjërat që ne kemi të përbashkëta me qytetarët tanë dhe veçanërisht tek ato gjëra që shërbejnë për të bërë të qëndrueshëm sundimin e ligjit dhe format konsensuale të politikës. E para, tek këto gjëra është territori. Ne besojmë se ne banojmë në një territor të përbashkët, të përkufizuar nga ligji dhe ne besojmë se ky territor është i joni, është vendi ku ne jemi dhe vendi ku do të jenë fëmijët tanë. Edhe në qoftë se ne vijmë këtu nga diku tjetër, kjo nuk e ndryshon faktin që ne jemi të angazhuar ndaj këtij territor dhe e përkufizojmë identitetin tonë-të paktën pjesërisht- në terma të tij. E pothuajse së njëjtës rëndësi janë historia dhe zakonet që janë vendosur në këtë territor. Ka rite dhe zakone që shfaqen këtu dhe që iu japin fqinjëve idenë e një shtëpie të përbashkët. Këto rite dhe zakone mund të përfshijnë shërbesat fetare por këto janë pa asnjë diskutim thelbësore dhe janë të hapura për riinterpretim kur është e domosdoshme të përfshihen disa fqinjë të cilët nuk kanë të njëjtin besim me ne. Kësisoj, historitë dhe zakonet e atdheut janë sekulare. Historitë mund të mos jenë të vërteta literalisht; ato mundtë përfshijë hapësira të gjera të mitit, si historitë që francezët tregojnë për Zhanë D’Ark, për Bastijën dhe për revolucionin apo historitë që skocezët tregojnë për Robertin Bruce dhe për rebelimin Jakobit. Historitë janë produkt i besnikërisë së përbashkët dhe jo prodhues të saj: Besnikëria nuk krijohet për shkak të historive që besohen; historitë besohen sepse besnikëria ka nevojë për to. Dhe historitë ndryshojnë për të përshtatur vetën e parë të ndryshueshme shumës të njerëzve. Ato janë, siç thotë Platoni, gënjeshtra fisnike: falsifikime literale që shprehin të vërteta emocionale. Një qenie racionale do të shohë përmes tyre por nuk do ti respektojë kurrë ato, siç respekton bindjet fetare që nuk i ka të vetat dhe heronjtë e kombeve të tjera që sigurisht nuk ta vetët. Prej këtu shohim se mitet kombëtare priren të jenë tri llojesh: tregime lavdie, tregime sakrifice dhe tregime emancipimi secili të pasqyruar në librat e historisë në ditët e sotme. Historitë viktoriane tregojnë për Ishullin e Bekuar dhe mbrojtjen e tij, për Revolucionin e Lavdishëm, dhe ndërtimin e perandorisë së madhe në të cilën gjithmonë dielli mbulonte një pjesë. Nga pas këtyre tregimeve për lavdinë shfaqet një tregim për sakrificën që ishte miti kombëtar që mbajti popullin britanik gjatë dy luftërave botërore. Asgjë nuk e personifikon këtë tranzicion nga lavdia tek sakrifica më fuqishëm se sa filmi Scoti i Antarktikut i Ealing Studios i bërë në vitin në 1948, pë
r të përkujtuar shpirtin që përshkoi popullin britanik gjatë vuajtjeve të Luftës së Dytë Botërore. Siç do ta shohim ne tani, ekspedita e Scotit nuk kishte motive të tjera veç atyre të pasioneve për të garuar të djemve të shkollave; ishte gjesti i fundit i padobishëm në të cilin virtytet e anglezëve u vunë në test suprem. Scoti dhe ekipi i tij ishin imazhi trashendental i “humbësit të mirë”: lojtari që sakrifikon gjithçka me një buzëqeshje dhe që varroset lag nga shtëpia pa ndonjë arritje veç sjelljes fisnike që çoi në fundin e tij. Fitorja në Luftën e Dytë Botërore i kushtoi popullit britanik gjithçka ai kishte. Por tek vdekja e Scotit gjendej prova mistike se humbja ishte fitore. Miti i sakrificës i ka hapur rrugën që në atë kohë mitit të emancipimit dhe librat e historisë u rishkruan sërish. Tani tregimi i Britanisë fillon me emancipimin e skllevërve, ecën përmes emancipimit të punëtorëve tek votimi dhe emancipimi i grave dhe më në fund tek emancipimi i gjithkujt në shoqërinë e barabartë të ditëve të sotme: që është miti i paraqitur nga ceremonia hapëse e Danny Boyle-it në lojërat olimpike të Londrës në 2012, dhe rimarrë me krenari nga turma. Ajo përkufizon kurrikulumin e ri të historisë në shkollat tona dhe ndonëse ai mezi përmban një thërrmijë të vërtete, ai ka i vetëm avantazhin – të cilin e ndan me historitë franceze të revolucionit- që mund të pranohet nga njerëzit e të majtës dhe kësisoj ti bindemi të gjithë një identiteti të përbashkët. Narrative jonë kombëtare mund të ndryshojë, por ajo që e nënvizon atë është diçka që mbetet gjithmonë në vend: ligji sekular. Ne që jemi në botën anglosaksone ose në botën anglisht folëse kemi brendësuar idenë se ligji ekziston për të bërë drejtësi midis pjesë ve individuale më shumë se sat ë imponojë një regjim urdhrash. Sisteme të tjera perëndimore gjithashtu kanë përforcuar lidhjen e qytetarëve me rendin politik- veçanërisht ligji roman dhe derivatet e tij(mes tyre kodi i Napoleonit). Ishte e qartë që nga ditë e para të krishterimit se testament i ri nuk ishte një përpjekje për të zëvendësuar ligjin fuqisë perandorake por një përpjekje për të krijuar hapësirë për rritjen shpirtërore brenda tij. Në parabolat e tij, Krishti thekson se duhet ti bindemi ligjit sekular dhe se detyra jonë nda Zotit nuk kërkon nga ne të sfidojmë apo të zëvendësojmë atë. As nuk duhet ti kushtojmë shumë vëmendje shpalljeve perfeksioniste të Torah-ut përderisa “Sabati ishte bërë për njerëzit dhe jo njerëzit për Sabatin”. Për dikë të rritur me doktrinën që legjitimon ligjin që vjen nga Zoti dhe idenë se bindja i takon Atij mbi të gjitha, deklarimet mbi juridiksionin sekular shihen në rastin më të mirë si jodomethënëse dhe në rastin më të keq si pushtim. I tillë është edhe mesazhi i shkrimeve të Seid Kutubit dhe i Gurët kilometrikë të tij (ma’alim fi’l tariq, 1964) në veçanti. Në këtë libër Kutub denoncon ligjin sekular, identitetin kombëtar dhe përpjekjen për të vendosur një rend politik pastërtisht njerëzor, pa referencë, në vullnetin e zbuluar të Zotit: të gjithë janë blasfemues në sytë e Kutubit. Ndjekësit e tij përfshijnë Osama bin Ladenin dhe pasuesin e tij Aiman Al Zauahiriqë, të dy dëshironin të vendosnin në gadishullin arabik sundimin e Zotit, kështu që ligji që zbulua profetit të mund të qeveriste atdheun e tij si një hap i parë drejt qeverisjes së gjithkundshme. Ndërkohë, baza e tyre – al Kaeda- është vendosur në hapësirën kibernetike, një vend i përshtatshëm për një kauzë që nuk është askund në veçanti dhe kudo në përgjithësi. Ajo që premtojnë lëvizjet islamike për ndjekësit e tyre nuk është qytetaria nën juridiksionin territorial, por vëllazëria- ikhuan -nën një mbretëri të Zotit. Ndonëse qëllimi i supozuar është umeti i gjerë islamik, në të cilin të gjithë besimtarët do të jenë të bashkuar në një bindje të përbashkët, përvoja e tanishme e vëllazërisë është selektive dhe përjashtuese; ajo kurrë nuk përhapet shumë larg pa e ekspozuar veten ndaj një refuzimi të beftë dhe të dhunshëm. Bashkimi i vëllezërve nuk është një entitet i ri, një korporatë që mund të negociojë për anëtarët e saj. Ajo mbetet thelbësisht plural- ikhuan është shumësi i akh (vëlla) dhe përdoret për të shenjuar asamblenë e njerëzve që mendojnë në mënyrë të ngjashme, që bëhen bashkë për shkak të angazhimit të përbashkët dhe jo nga ndonjë institucion që mund të deklarojë sovranitet mbi ta ose që mund ti përfaqësojë ata në sytë e botës. Vëllezërit nuk marrin urdhra: ata veprojnë bashkë si një familje derisa ata të grinden dhe të luftojnë. Dallimet që unë kam paraqitur midis trashëgimisë politike perëndimore të bazuar mbi ligjin sekular, qytetarinë dhe shtetin komb dhe pikëpamjes tradicionale islamike të bazuar mbi ligjin hyjnor, vëllazërinë, dhe nënshtrimin ndaj një besimi universal janë vetëm pjesë e historisë. Në të gjitha mënyrat bota islamike po lëviz në drejtime të reja dhe diferenca midis një vendi si Irani, që ka pasur dikur një besim shiit disident, dhe një histori të gjatë studimesh fetare, studimesh dhe letërsie humane dhe një vendi si Jemeni, në pjesë të cilit jeta ende i shëmbëllen asaj të kohës së profetit ka një diferencë aq të madhe sa ajo midis atij dhe një vendi europian. Bashkimi Europian lindi nga besimi se luftërat europiane ishin shkaktuar nga ndjenjat kombëtare dhe se ajo që nevojitet është një formë e re transkombëtare qeverie e cila do të bashkojë njerëzit rreth interesit të tyre të përbashkët në bashkekzistencë paqësore. Për fat të keq, njerëzit nuk e identifikojnë veten e në këtë mënyrë. Nuk ka vetë të parë shumës shprehje politike e të cilës janë institucionet europiane. Bashkimi Europian është themeluar mbi një traktat dhe traktatet e marrin fuqinë e tyre nga entitetet që i nënshkruajnë ato. Këto entitete janë shtetet kombe të Europës ndaj së cilave popujt e Europës shprehin
besnikërinë e tyre. Bashkimi Europian që ka vendosur të tejkalojë këto besnikëri, vuan kësisoj nga një krizë e përhershme legjitimiteti. Ligjet e zbritura nga Zoti kanë karakterin e pandryshueshëm dhe të padiskutueshëm të autorit të tyre. Por e njëjta gjë është e vërtetë edhe për ligjet që vijnë nga traktatet. Traktatet janë pengesa që shtrihen mbi vendin vetëm me qëllime specifike dhe thelbësore dhe kurrë si një mënyrë qeverisjeje. Kështu, kur Traktati i Romës u nënshkrua më 1957, ai kishte një klauzolë që lejonte lëvizjen e lirë të kapitalit dhe punës midis nënshkruesve. Në këtë kohë, të ardhurat dhe mundësitë janë thuajse të njëllojta kudo mes numrit të vogël të vendeve anëtare. Tani gjërat janë shumë ndryshe. Bashkimi Europian është zgjeruar (pa mandat popullor) dhe përfshin shumicën e vendeve ish komuniste të Europës Lindore qytetarët e të cilave tani kanë të drejtë të kenë leje banimi brenda kufijve të Britanisë së madhe, duke konkuruar për punë në një kohë kur Britania ka më shumë se dy milionë të papunë dhe kur infrastruktura dhe fabrika urbane e saj janë në zgrip të mbipopullimit. Shumë qytetarë britanikë nuk janë të lumtur me këtë gjë. Por për shkak se ligji që e lejon këtë është i parashikuar nga traktati dhe për shkak se traktati ka përparësi mbi legjislacion parlamentar të Britanisë nuk mund të bëhet asgjë për të. Është njëlloj sikur britanikët të qeverisen nga një lloj ligji fetar, në të cilin vullneti i Zotit shprehet me anë të çdo dekreti, duke parandaluar madje edhe ndryshimin më të domosdoshëm për arsye që kurrë nuk mund të kuptohen.

 

SHKARKO APP