Komisioneri i BE vizitë në Tiranë: Shqipëria është në rrugën e duhur, ka bërë përparim konkret

Komisioneri Europian për Çështjet e Brendshme dhe Migracionin, Magnus Brunner ndodhet në Tiranë për një vizitë zyrtare. Përmes një postimi në rrjetet sociale ai është shprehur se vendi ynë është në rrugën e duhur teksa thekson se është bërë përparim konkret lidhur me politikat e BE-së.

“Shqipëria ka bërë përparim konkret në përafrimin e politikave dhe kuadrit ligjor të saj me acquis të BE-së. Mesazhi im është i qartë: qëndroni në rrugën e duhur. Shqipëria është në rrugën e duhur”, shkruan ai në Instastory.

Brunner gjatë vizitës së tij ka zhvilluar disa takime ndër të cilat me kreun e qeverisë, ministren e Brendshme, Albana Koçiu, ambasadorët e BE në Tiranë dhe drejtuesin e SPAK, Klodian Braho.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?