Komisionerja Kos takim online me Spiropalin: Shqipëria në rrugën e duhur drejt integrimit

Komisioni Europian publikoi të martën raportprogresin 2025 për Shqipërinë, dhe këtë të mërkurë komisionerja e Zgjerimit Marta Kos ftoi ministren për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali në një takim virtual mbi gjetjet dhe pritshmëritë e këtij raporti.

Në takimin online, komisionerja Kos theksoi se kur flitet për procesin e integrimit nuk ka dyshim që Shqipëria është në rrugën e duhur.

”Vizioni ynë për anëtarësimin në BE vetëm përforcohet nga gjetjet realiste dhe të balancuara të raportit, njohja e angazhimit tonë të fortë politik, ritmi dhe madhësia e reformave”,-tha Spiropali.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana tjetër, Spiropali shprehu mirënjohjen e Shqipërisë për përkushtimin e Komisioneres Kos ndaj agjendës së zgjerimit, si dhe për bashkëpunimin e ngushtë me Komisionin.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?