Komiteti Rajonal i Turizmit mblidhen në Golem, prefekti Hajdari: Diskutohen masat për një sezon të sigurt dhe të pastër
Këtë të premte në Golem u zhvillua takimi koordinues i Komitetit Rajonal të Zhvillimit të Turizmit, i drejtuar nga prefekti i qarkut Tiranë, Shkëlqim Hajdari, me pjesëmarrjen e institucioneve përgjegjëse për mbarëvajtjen e sezonit turistik. Në takim mori pjesë edhe zëvendësministri i Brendshëm, Xhemal Qefalia. Gjatë mbledhjes u diskutuan një sërë çështjesh prioritare që lidhen me përgatitjet për sezonin turistik, ndër të cilat menaxhimi i mbetjeve dhe pastrimi, kufizimi i ndërtimeve gjatë sezonit, menaxhimi i trafikut, transportit dhe parkimeve, si dhe përmirësimi i sinjalistikës rrugore në zonat bregdetare. Po ashtu, në fokus ishte edhe përmirësimi i infrastrukturës në funksion të zhvillimit të turizmit në Qarkun Tiranë.
Postimi i plotë
Zhvillova sot ne Golem, në “Fafa Premium”, takimin koordinues me institucionet përgjegjëse për mbarëvajtjen e sezonit turistik në Qarkun Tiranë, në të cilën mori pjesë dhe zv/Brendshëm Xhemal Qefalia.
Çështjet në fokus të takimit ishin mbi mbetjet dhe pastrimin, kufizimi i ndërtimeve gjatë sezonit, menaxhimin e trafikut, transportit, parkimeve dhe sinjalistikës rrugore në zonat bregdetare, si dhe përmirësimi i infrastrukturës në funksion të zhvillimit të turizmit. Prefekti theksoi nevojën për krijimin dhe forcimin e qelizave policore pranë njësive administrative, përmes bashkëpunimit ndërmjet Policisë Bashkiake dhe Policisë së Rendit, me qëllim rritjen e sigurisë dhe reagimit në kohë ndaj problematikave gjatë sezonit turistik dhe jo vetëm.
Në kuadër të përmirësimit të pastërtisë dhe garantimit të një mjedisi sa më të pastër gjatë sezonit turistik, Prefekti do të zhvillojë gjithashtu një takim të posaçëm me shefat e komisariateve, drejtuesit e strukturave zjarrfikëse, Policinë Bashkiake, kompanitë e pastrimit dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore, për të rakorduar masat konkrete dhe për të përmirësuar më tej këtë proces në të gjithë territorin e qarkut. Përmes bashkëpunimit dhe koordinimit institucional synojmë standarde të larta shërbimi për çdo vizitor të Qarkut Tiranë
KOHA JONË SONDAZH

