Kompensimi i përmbytjeve, një pjesë do ta paguajë KESH-i

Koorporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) do të paguaj diferencat e palikujduara për familjet dhe subjektet që kanë pësuar dëme  si rezultat i përmbytjeve, në qarkun e Shkodrës.

Diferenca e palikujduar nga vlera e kompensimit, një miliard e njëqind e dymbëdhjetë milionë lekë,  që do të rezultojë pas rakordimit të shumave të paekzekutuara ndaj familjeve dhe subjekteve, sipas vendimit të Këshillit të Ministrave do të paguhet nga KESH.

Kryerja e pagesave do të bëhet drejtpërdrejt nga KESH, sha-ja. nëpërmjet bankave të nivelit të dytë. Procedurat e pagesës përcaktohen me urdhër të ministrit të Energjisë dhe Industrisë, ndërsa Ministria e Punëve të  Brendshme duhet që të paraqesë listën e plotë të familjeve dhe subjekteve të cilat përfitojnë kompensim.

Këto të dhëna duhet që të sigurohen brenda një afati 20 ditorë nga hyrja në fuqi e këtij vendimi. KESH, sh.a. pasi të rakordojë detyrimet e pashlyera, duhet të fillojë menjëherë kryerjen e drejtpërdrejtë të pagesave ndaj subjekteve të përcaktuara në vendim, të cilave nuk u është përmbushur detyrimi i dhënies së kompensimit për dëmet në kulturat bujqësore dhe në biznese./atsh

SHKARKO APP