Konferenca ndërqeveritare me BE, Rama flet për rekord: Të gjitha kapituj të hapur brenda 12 muajve
Më 17 nëntor Shqipëria do të mbajë konferencën e radhës me Bashkimin Europian, kjo për hapjen e grupkapitullit të fundit “Bujqësia dhe Kohezioni”. Kryeministri Edi Rama thotë se Shqipëria shënon rekord duke hapur të gjithë kapitujt brenda 12 muajve.
Postimi i plotë
Shqipëria e arriti të pamendueshmen, të gjithë kapitujt e negociatave të hapur brenda 12 muajsh, rekord absolut në procesin e integrimeve europiane. Asgjë nuk na dal dot drejt majës së Shqipërisë 2030 në BE. Askush nuk na ndal dot drejt objektivit madhor të mbylljes së negociatave brenda 2027. Sepse përtej vështirësive, pengesave, dëmtimeve të pashmangshme apo baltës së pandashme, në ngjitjen e kësaj të përpjete historike, ne po e rrisim e forcojmë muaj pas muaji Shqipërinë,
me një ekonomi që po rritet;
me pensionet që po rriten;
me pagën minimale që po rritet;
me pagat e tjera që po rriten;
me investimet e brendshme e të huaja që po rriten;
me mbështetjen për më të dobëtit e për të sëmurët me kancer që po rritet;
me investimet e brendshme e të huaja që po rriten;
pa rritur asnjë taksë dhe duke përmirësuar hap pas hapi punën e institucioneve të shtetit
Shqipëria punon dhe fiton përditë e më shumë respekt.
KOHA JONË SONDAZH

