Kontrabandë me limonët, në kërkim doganieri në Qafë Botë

Policia kufitare ka arrestuar në flagrancë një 23-vjeçar për kontrabandë. Burime zyrtare bëjnë të ditur se Valter Selmani, 23 vjeç nga Saranda është kapur në vendin e quajtur “Rruga e Soronës”, rreth 1.5  km larg fshatit Çukë.

Ai po transportonte me mjetin tip Benz rreth 800 kg limona, të cilat i ka kaluar në doganën e Qafë Botës pa u zhdoganuar. Për këtë policia ka shpallur në kërkim doganierin e turnit, A.C., 41 vjeç, nga Sarandë. Ai akuzohet për shpërdorim detyre dhe po punohet për kapjen e tij.

SHKARKO APP