Korreshi konverton Kryeministrinë në USB!

Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi ka ironizuar me një fotomontazh kryeministrinë pas vendimit të shtyrjes deri me 19 janar të mbledhjes së Këshillit të Mandatëve.

Postimi i plotë

Swiss Digital Desktop Reklama

Mazhoranca, me në krye Kryetarin e Kuvendit dhe me Kryeministrin si dirigjent, po kryen një puç ndaj drejtësisë! Kryetari i Kuvendit mbylli mbledhjen pa caktuar një datë të re. Kjo nuk është lajthitje, por zvarritje e qëllimshme, me synim që të vazhdojë intimidimi i dëshmitarëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mazhoranca kishte propozuar më herët një afat prej një muaji për seancën e radhës. Ne, si anëtarë të opozitës, kërkuam që mbledhja të zhvillohej ditën e hënë, më 22 dhjetor 2025, duke kërkuar 48 orë kohë për t’u njohur me provat që vetëm sot na u vunë në dispozicion.

Prokuroria kërkoi shtyrjen me 3 ditë, por gjithsesi jo më shumë se 5 ditë, për shkak të rrezikut që ekziston për intimidimin e dëshmitarëve dhe prishjen e provave. Edi Rama ka vendosur të pengojë drejtësinë! Edi Rama ka vendosur të mbrojë veten dhe Belinda Ballukun nga drejtësia dhe nga përgjegjësia për korrupsion!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?