Kriza greke prek Shqipërinë, ul me -0.25% rritjen ekonomike

Kriza ekonomike që ka përfshirë vendin fqinj, Greqinë do të reduktojë rritjen ekonomike të Shqipërisë me -0.25%. Raporti tremujor i politikës Monetare të Bankës së Shqipërisë nxjerr në pah faktin se ulja e eksporteve dhe e remitancave janë dy faktorë kryesorë që do të ndikojnë në këtë ecuri te dobet te rritjes ekonomike. Me heret zyrtaret shqiptare e kishin mohuar ndikimin e krizes greke ne vend.

Kriza greke do të reduktojë rritjen ekonomike të Shqipërisë me -0.25% gjatë këtij viti. Edhe pse me heret u deklarua se ndikimi i krizës që ka përfshirë Greqinë nuk do të ndjehej në ekonominë tone, Banka Qendrore për herë të parë ka dalë me një shifër konkrete mbi ndikimin e saj.

Sipas të dhënave në raportin e politikave monetare ngadalësimi i eksporteve dhe i remitancave nga fqinji jugor do të jenë dy elementët kryesor që do të ndikojnë në reduktimin me rreth 0.25 pikë përqindjeje në rritjen ekonomike për këtë vit.

Por natyrisht ky ndikim i krizës greke në ekonominë tonë do të veproje i lidhur edhe me tregesues te brendshem siç jane niveli i papunesise, klima e biznesit dhe thithja e investimeve te huaja.

Rritja ekonomike e Shqipërisë për vitin 2015 parashikohej të kapte nivelin 3%, ndërkohë që vetëm një muaj më parë Ministria e Finanacve së bashku me Fondin Monetar Ndërkombëtar ulën pritshmëritë në 2.7%.

Investimet private e publike dhe eksportet e huaja neto ishin dy prej treguesve që dhanë ndikimin më të madh në rritjen e ekonomisë gjatë pjesës së parë të vitit, ndërkohë që te ardhurat ne buxhet rane ndjeshem dhe konsumi i familjeve shqiptare gjithashtu pësoi ulje.

Por duke vlerësuar të gjithë treguesit me shumë gjasa parashikimi për rritjen ekonomike do të rishikohet përsëri me ulje.

SHKARKO APP