Kroaci, Erind Cara merr medaljen e argjendtë në Judo
Në Jelsa të Kroacisë u zhvillua sot Kupa e Europës për Veteranë në sportin e Judo-s, ku sportisti shqiptar Erind Cara u rendit në vendin e dytë, duke fituar medaljen e argjendtë.
Cara arriti të triumfojë në dy ndeshjet e tij përballë sportistëve nga Kroacia dhe Bosnje-Hercegovina, duke siguruar një tjetër rezultat të rëndësishëm në këtë kompeticion. Medalja e argjendtë vjen vetëm një muaj pasi Cara u shpall për të tretin vit radhazi Kampion i Ballkanit.
Gara në Kroaci ishte një përgatitje e rëndësishme për sfidën e radhës. Më 20-24 shtator, Erind Cara do të marrë pjesë në Kampionatin Botëror që zhvillohet në Sarajevë, ku synon të konkurojë për një vend në zonën e medaljeve.
KOHA JONË SONDAZH

