Kryeministri: Agjencia Kombëtare e Turizmit në çdo pikë hyrëse të Shqipërisë për të informuar turistët
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga puna e punonjësve të AKT në pritjen e turistëve.
“Dhe ndërsa Shqipëria vijon të mirëpresë vizitorë nga e gjithë bota, Agjencia Kombëtare e Turizmit është e pranishme në të gjitha pikat hyrëse të vendit, me harta, guida dhe materiale informuese që i ndihmojnë të zbulojnë bukuritë dhe përvojat që ofron Shqipëria, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama krahas pamjeve që sjell në rrjtetet sociale.
KOHA JONË SONDAZH

