Kryeministri mbledh të premten drejtuesit politikë dhe ministrat

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë të premten pasdite drejtuesit politikë dhe ministrat në selinë e Partisë Socialiste.

Bëhet me dije se më pas, socialistët do të nisin një tur nëpër qarqe me struktura, drejtues politikë, deputetë, kryetarë bashkish dhe kryetarë degësh.

Ditën e djeshme, Rama u rikthye në zyrën e tij në Kryeministri. Pas Pogradecit, kanë vazhduar takimet me qytetarët edhe këtu në kryeqytet. Para se të hipte në automjetin e tij, ai ka bërë disa fotografi me disa qytetarë të cilët po rrinin pranë Kryeministrisë edhe po e prisnin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?