Kryeministri Rama: Investim inovativ në laboratorët e gjakut, rritet siguria për pacientët
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një mesazh mëngjesi, duke theksuar instalimin e një platforme moderne automatike me Real-Time PCR në Laboratorin e Imunohematologjisë pranë Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut.
“MIRËMËNGJES 😊
dhe me instalimin e platformës inovative automatike me Real-Time PCR në Laboratorin e Imunohematologjisë të Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, e cila mundëson tipizim molekular të gjakut, përputhshmëri më të saktë për pacientët dhe mbështetje për transfuzione e transplante më të sigurta, ju uroj një ditë të mbarë 🫶, shkruan kryeministri Rama në postimin në Facebook.
KOHA JONË SONDAZH

