Kryetari Beci: Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, është godina e parë që çlirohet për studentët

Hapësirat publike pranë Universitetit të Shkodrës, do të pastrohen dhe do t’i kthehen studentëve. Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci e ka mbajtur fjalën dhe ka ndarë pamjet nga aksioni. Beci shkruan se Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, është godina e parë që çlirohet për qytetarët dhe studentët. Ndërsa shkruan se ky model do ndiqet në të gjitha godinat e tjera të Universitetit të Shkodrës. ”Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, është godina e parë që çlirohet nga rrethimet dhe barrierat për qytetarët dhe studentët. Ky model do të vijojë në të gjitha godinat e Universitetit të Shkodrës ”Luigj Gurakuqi””, shkruan Beci në Facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?