”Kudo u festua Dita e Flamurit tonë”, Spiropali ndan pamje nga festa nëpër selitë diplomatike në botë
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali ka ndarë një video ku pasqyrohet atmosfera me rastin e Festave Kombëtare në përfaqësitë tona diplomatike në botë. Në të gjitha përfaqësitë diplomatike të Shqipërisë, nga Evropa, në Amerikë, nga Lindja e Mesme, deri në Azi e Australi, u organizuan aktivitete kulturore dhe artistike. “Kudo u festua me emocion Dita e Flamurit tonë. Festat Kombëtare në Përfaqësitë tona diplomatike në botë”, shkruan Spiropali.
Në video tregohen aktivitet e shumta festive në përfaqësitë shqiptare në Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Greqi, Kroaci, Hungari, Bullgari, Turqi, Austri, Këshillin e Europës, Gjermani, Angli, Spanjë, Belgjikë, NATO, Ukrainë, Japoni, Kanada, SHBA, Emiratet e Bashkuara dhe Australi.
Në këto ceremoni u zhvilluan shfaqje artistiko-kulturore, me pjesëmarrjen e artistëve të njohur shqiptarë dhe të huaj, të cilët sollën motive tradicionale, muzikë, poezi dhe elementë të trashëgimisë sonë kombëtare.
KOHA JONË SONDAZH

