Kush i kontrollon pushtetet politike?

 

Kush e garanton ndershmërinë funksionale dhe racionalitetin integral të menaxhimit  parti-ak të Shtetit?; kur vetë partitë kontrollojnë Parlamentin, Qeverinë dhe Kryetarin e Shtetit? Pra,  kush e kontrollon dhe ndëshkon ligjërisht veprimtarinë “destruktive”, ose antiligjore, të pushtete -ve të deleguar politikë elektoralë, kur legalisht partitë politike nuk “figurojnë” të ndara nga Shteti? Shpërfaqet tejet e rëndësishme, ndaj duam të dimë a ka dallim midis deputetit të popullit, të zgjedhur drejtpërsëdrejti në zonat zgjedhore njëemërore dhe deputetëve politikë, ose mirëfilli partiakë? të emëruar nga kryetarët e partive politike, ose të dalë nga listat e mbyllura shum’emë-rore të partive politike “parlamentare”? Nëse ka “nuanca” dalluese midis tyre, atëherë ku qëndron ndryshimi?; dhe nëse konsiderohen si tërësisht të ngjashëm, ose identikë, si ka mundësi të jenë të një lloj “tipi” qoftë deputetët e zgjedhur drejtpërsëdrejti nga populli, qoftë “deputetët” e deleguar nga partitë e tyre politike? Ndërsa vetëmjaftohemi me kontrollin politik reciprok të triadës, kush na pengon të përcaktoj -më mekanizmat ligjorë, që janë të e dobishëm, të besueshëm dhe të domosdoshëm për mbrojtjen e Shtetit Ligjor nga sulmet “destruktive”, të vetëprodhuara prej pushteteve të pakufizuar politikë , të cilët ‘instiktivisht’ kultivojnë prirjen për të “kapur, komanduar dhe sunduar” tërë shtetin sipas dëshirave të veçanta “mafioze”…? A është garant një kryeministër partiak, një kryetar i tillë parlamenti, apo një kryetar shteti, tejet i “brishtë” përballë agresivitetit jo racional të partive, që zotërojnë aq shumë pushtet sa, befas dhe kur të duan , duke menduar se presidenti po u prish punë me mbrojtjen e kushtetutës, “urgjentisht” mund t’a zëvendësojnë atë me një “kukull”…? Do pranojmë vullnetet e pakufizuar destruktivë partiake në komandë të Shtetit Ligjor, apo do të ndodhë e kundërta, Shteti Ligjor do t’i kontrollojë dhe “komandojë” vullnetet politike të partive; madje, kur këto vullnete politike të ushtrojnë veprimtari destruktive, sic ka ngjarë në shkurt – mars të vitit 1997, 14 shtator të vitit 1998, 21 prill 2008 dhe 21 janar 2012 do t’i nxjerrë pa asnjë hezitim “jashtë ligjit” partitë politike parlamentare destruktive , pavarësisht nga emri dhe e kaluara e tyre “heroike”, ose ‘historike’…?

Vladimir Lulaj

 

SHKARKO APP