Kushtet e tmerrshme për Greqinë: Rritje taksash, ulje shpenzimesh…

Për herë të tretë brenda 5 vitesh, grekët përballen me masat shtrënguese që kërkojnë kreditorët e Athinës në këmbim të një pakete tjetër ndihme 3-­vjeçare prej gati 86 mld euro. Në këtë paketë merr pjesë përveç BQE-­së dhe BE-­së edhe FMN, me 16 mld euro. 35 mld euro në këto tre vjet do të përdoren për zhvillimin e ekonomisë së vendit, ndërsa pjesa më e madhe për shlyerjen e detyrimeve të vjetra të Greqisë. Gjithashtu, pjesë e ndihmës është krijimi i një fondi në të cilin do të mblidhen të paktën 50 mld euro nga shitja e aseteve shtetërore të vendit. Prej tyre, 25 mld do të shkojnë për rikapitalizimin e bankave,12.5 për shlyerjen e borxhit dhe pjesa tjetër për investime.

Por për të marrë të gjitha këto para, Greqia duhet të miratojë fillimisht: ­Rritjen e TVSH mbi artikujt ushqimorë nga 13% në 23%. ­Të TVSH­së për çmimet e hoteleve nga 6.5% në 13% prej tetorit të 2015­s. ­Heqjen graduale të uljes speciale prej 30 për qind nga TVSH në ishujt turistikë grekë. ­Rritjen graduale të moshës së daljes në pension prej korrikut të 2015 në 67 vjeç, në vitin 2022, ose në 62 me 40 vite pune, me përjashtim të profesioneve të vështira dhe nënave me fëmijë me aftësi të kufizuara. ­Reduktimin gradual të një shtese që marrin rreth 300.000 pensionistë me pensione të ulëta deri në fund të 2019­s. ­Rritjen e kontributeve të pensionistëve për kujdesin shëndetësor nga 4% në 6%. ­Unifikimin e të gjitha skemave të pensioneve nga 1 janari. ­Privatizimin e aktorit të energjisë. ­Zbatimin e reformave të tregut të punës. ­Hapjen e dyqaneve ditët e diela, liberalizimin e profesioneve. ­Uljen e shpenzimeve për mbrojtjen me 100 milionë euro sivjet dhe 200 milionë në 2016. ­Riaktivizimin e tenderave për shitjen e pjesëve të mbetura nga portet e Pireut dhe Selanikut deri në tetor 2015.

­Përfundimin e privatizimeve të aeroporteve rajonale, kompanisë shtetërore të hekurudhave, të rrugës Egnatia dhe të ambienteve të aeroportit të vjetër të Athinës. ­Unifikimin e pagave në administratën shtetërore nga 1 janari 2016 dhe vlerësimin e nënpunësve në bazë të kualifikimeve të tyre dhe përgjegjësisë. ­Fuksionimin e një palni të ri për transferimin e nënpunësve të administratës aty ku ka nevojë shteti nga tetori 2015. Deri të mërkurën në mbrëmje, Parlamenti duhet të miratojë katër projektligje: reformat në sistemin e sigurimeve, rritjen e TVSH­së, reformat në tregun e punësimit dhe pavarësinë politike të shërbimit të statistikave që do të kontrollojë ecurinë e reformave. Paketa e masave ka shkaktuar përsëri reagimin e sindikatave të cilat fillojnë prej së mërkurës protestat e tyre me një grevë 24­orëshe të nënpunësve të sektorit shtetëror dhe të farmacistëve. Me interes të madh pritet edhe votimi i këtyre masave në Parlament, pasi shumë deputetë të Radikalëve të Majtë kanë deklaruar se nuk do t’i aprovojnë, duke transformuar raportet në skenën politike greke.

SHKARKO APP