Kushtetuesja lë në detyrë Avokatin e Popullit, Balla: Falënderim opozitës për propozimin, Kuvendi veproi konform ligjit
Kreu i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për çështjen e zgjedhjes së Avokatit të Popullit. Përmes një postimi, Balla ka falënderuar deputetët e opozitës për propozimin e kandidaturës së Endri Shabanit për Avokat të Popullit.
Nga ana tjetër, kreu i grupit parlametar i PS-së e ka cilësuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese si një konfirmim të procedurës së ndjekur nga Komisioni i Ligjeve dhe Kuvendi, duke e marrë atë si shembull të bashkëpunimit mes mazhorancës dhe opozitës.
“Një falënderim për deputetët e opozitës për propozimin prej tyre të kandidaturës së Endri Shabanit për Avokat Populli. Komisioni i Ligjeve dhe Kuvendi kanë vepruar tërësisht konform Kushtetutës dhe sot verdiktin e dha Gjykata Kushtetuese. Ky është shembull i mirë kur ka bashkëpunim”, shkruan Balla.

