Kuvendi i ri do të bëhet me 11 Komisione

Kuvendi i dalë nga 11 Maji do të ketë ketë strukturë të re. Puna e nisur më herët nga një grup i drejtuar nga Eduard Shalsi, ka arritur në përfundimin se duhen shtuar 3 komisione parlamentare të përhershme, duke e bërë më të profilizuar dhe konkrete. Komisioni aktual parlamentar për Veprimtarinë Prodhuese do të ndahet në 3 komisione:

Komisioni për Energjinë;
Komisioni për Infrastrukturën, Mjedisin dhe Digjitalizimin;
Komisioni për Bujqësinë.

Komisioni i 11-të pritet të jetë ai që u drejtuar nga Fatmir Xhafaj si komision i posaçëm. Komisioni “Për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian” pritet të kthehet në një komision të përhershëm, çka do të sillte edhe përfshirjen e anëtarëve nga opozita.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në këtë skemë të re me 11 komisione, pritet që 7 të drejtohen nga mazhoranca dhe 4 nga opozita. Ajo që nuk dihet ende dhe mbetet e pakonfirmuar është se cili nga komisionet e reja parlamentare do t’i jepet opozitës për ta drejtuar. Këto vendimmarrje u morën pas disa takimeve që Kryeministri Edi Rama ka bërë me kryeparlamentaren Elisa Spiropali, kryetarin aktual të grupit socialist, Niko Peleshi, dhe ministrin e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?