Kuvendi miraton me 84 vota rritjen me 2% të pagave të magjistratëve. PD voton kundër
Kuvendi miratoi në orën 01:30 të 18 shtatorit ligjin e maxhorancës për pagat e gjyqtarëve.
Ligji u miratua me 84 vota pro dhe 24 vota kundër, pas një debati që vijoi në Kuvend edhe pas mesnate.
Debati në Kuvend për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve ka vijuar edhe pas mesnate, ndërsa kryeministri Edi Rama ndërhyri disa herë gjatë diskutimeve.
“Për sa i përket pastaj çështjes në fjalë, unë do të flas, patjetër që do të flas dhe do të flas kur të dëshiroj unë, jo kur vendosni ju. Por do të flas, këtu jam për të folur. Por po dëgjoj një herë të gjitha mendjet e ndritura të mendimit juridik të Parlamentit, pastaj do të them dhe unë ato që mendoj si një piktor i rëndomtë”, tha Rama.
KOHA JONË SONDAZH

