Linja e re ajrore Tiranë-Heraklion, Balla: Angazhim i mbajtur ndaj diasporës shqiptare në Kretë

Linja e re ajrore Tiranë-Heraklion (Kreta), e cila u inaugurua sot është një lajm i shumëpritur për diasporën, pasi pritet të lehtësojë lëvizjen për mijëra qytetarë shqiptarë që jetojnë e punojnë në ishullin grek. Kreu i grupit parlamentar të PS-së dhe Drejtues Politik i PS për Diasporën, Taulant Balla është takuar me pjesëtarë të komunitetit të madh shqiptar atje u shpreh se kjo linjë përbën “një urë të re mes Shqipërisë dhe Kretës”.

“Tiranë – Heraklion (Kreta) është linja më e re që i shtohet destinacioneve nga aeroporti “Nënë Tereza”. Një urë e re mes Shqipërisë dhe Kretës, që do t’u shërbejë mijëra shqiptarëve që jetojnë e punojnë atje, por edhe do të sjellë më shumë vizitorë drejt vendit tonë. Angazhim i mbajtur ndaj diasporës shqiptare në Kretë”, shkroi Balla.

Linja e re Tiranë–Heraklion pritet të nxisë më tej bashkëpunimin ekonomik, kulturor dhe turistik mes Shqipërisë dhe Greqisë, duke forcuar njëkohësisht lidhjet me diasporën shqiptare në Kretë. Në ishull shqiptarët janë komuniteti më i madh i emigrantëve dhe janë shndërruar tashmë prej vitesh falë punës së palodhur në krah pune të fuqishëm dhe mbajnë mbi shpatulla një pjesë të rëndësishme të ekonomisë, veçanërisht në turizëm dhe ndërtim.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?