Lodhje nga llumi politik shqiptar

 

Klasa politike shqiptare, me « metodat » e saja menaxhuese, apo më saktë me mungesën e tyre, e ka lodhur popullin shqiptar, në planin ekonomik dhe moral. Me një « sy qorr » dhe një « vesh të shurdhër », kundrejt kritikave, fatkeqësisht sporadike, ajo vazhdon të bëjë një gjë të tillë e pa tronditur. Gjithnjë e më i madh është numri i njerëzve që ndihen të neveritur nga llumi politik shqiptar.

Aurenc BEBJA, Klara Buda Post

Francë, 3 tetor 2015

Dhjetë konstatime, edhe pse mund të mungojnë shumë të tjera, mjaftojnë për të bërë tabllonë e « keqtrajtimit » të popullit shqiptar dhe origjinën e lodhjes së tij…

1. me premtimet politike të pambajtura :

– 300 000 vende të reja pune brenda mandatit të parë qeverisës 2013 – 2017 

– 95 % e popullsisë do të përfitojë ulje taksash 

– 5 fish rritje të financimit për bujqësinë 

– Shëndetësia, falas për të gjithë 

2. me gjuhën e degraduar në Parlament :

– akuza nga më të rëndat për njëri-tjetrin, por çuditërisht nuk ka asnjë arrestim…asnjë dënim 

– një gjuhë shkëmbimi tepër e degraduar : e ke fajin ti, e kam fajin unë (si fëmijë kopshti), ti je horr, ndërsa ti je sorrë, ti je legen, ti merresh më këtë, ti shkon me atë 

3. me lojën politike të dyfishtë :

– kaloj djathtas, pastaj majtas, dhe anasjelltas 

– krijoj parti të re dhe pastaj e shkrij partinë pasi ribashkohem me një tjetër parti 

– braktis filan parti edhe pse më kanë zgjedhur me votë (d.m.th kam premtuar shumër gjëra elektoratit) për një parti tjetër 

4. me një pozitë që sillet sikur është gjithmonë në opozitë, dhe me një opozitë që s’po ndërgjegjësohet e të ribashkohet për të bërë opozitë 

5. me mbijetesën në fshat :

– punimin e tokës si në mesjetë 

– prodhimet bujqësorë që nuk u gjejnë dot treg 

– rrugët që nuk mund të quhen rrugë 

– faturat e çmimit të lartë të energjisë elektrike që nuk mund të paguajnë 

– mungesa e ujit te pishëm që nuk e kanë në shtëpi 

– mungesën e shërbimit shëndetësor 

6. me jetesën në qytet :

– trafikun e dendur 

– ndotja dhe smogu 

– mbeturinat 

– mungesën e hapsirave të gjelbërta dhe e këndeve të lojrave për fëmijë 

– taksat, faturat 

7. me aksidentet rrugoreme krimin dhe dhunën në familje 

8. me pritjen nëpër kampet gjermane pa shpresa :

– sigurisht nuk u larguan me dhunë nga Shqipëria por u larguan nga varfëria ;

– u larguan pa e ditur mirë se çfarë i priste 

– u larguan se u lodhën duke pritur 

9. me ëndërrën europiane :

– sa herë që kemi një shans për tu afruar në BE e djegim 

– sillemi me arrogancë ndaj autoriteteve të BE-së, dhe dihet që duke vëzhguar sjelljet tona, na e mbyllin derën çdo herë, apo më mirë na e plasin në surrat 

10. me imazhin e keq që kemi në Botë për arsye të veprimeve apo lidhjeve politiko – kriminale. Populli perëndimor, kur janë në dijeni se nga bie Shqipëria, na quajnë popull mafioz (drogë, prostitucion, vjedhje)

Si përfundim, sa do të mund të durojë populli shqiptar lodhjen e shkaktuar nga klasa politike ? A ka limite durimi i tij ? A do të ndryshojë klasa politike përpara se populli të humbë durimin? Kjo është tanimë një domosdoshmëri.

SHKARKO APP