
Aktivistja Luçiana Kokaj, e ftuar në emisionin ”Koha Jonë-Debat” të Nikoll Lesit, shprehu mbështetjen për studentët që po menaxhojnë protestën, duke theksuar besimin te idealet dhe parimet e tyre. “Do të isha shumë e qetë po ta merrnin ata në dorë Shqipërinë me ideologjitë, parimet dhe pastërtinë”, u shpreh Kokaj.
E pyetur për mundësinë e krijimit të një alternative të përbashkët politike, ajo theksoi se bashkimi në një parti të vetme nuk mund të garantohet, pasi protestuesit kanë bindje të ndryshme. Sipas saj, pluralizmi dhe prania e disa fraksioneve politike mund të shmangin përqendrimin e pushtetit te një parti apo individ i vetëm.
Kokaj: Studentët sot, ata që po mundohen të menaxhojnë deri diku protestën sot, që janë studentë dhe që jam shumë krenare që qëndrojmë mbrapa tyre për t’i mbështetur dhe deri nesër do isha shumë e qetë po ta merrnin ata në dornë Shqipërinë me ideologjitë dhe me parimet dhe me pastërtinë.
Lesi: Ata dhe ju Luçiana, se ti je pjesë e një proteste të gjatë dhe nesër pasnesër, unë duet të votoj ta zëmë, në fletë votimi, Luçiana Kokaj, Dritan Goxhaj, dhe të tjerë, por më krijo mua mundësinësi i pakënaqur, të jeni në një fletë votimi.
Kokaj: Kjo është diçka që nuk e garantojmë dot. Ti nuk mund t’i thuash, se në shesh ke patur partinë e Shehajt. në shesh ke patur partinë e Qorrit, në shesh ke patur individ të PD-së, në shesh ke patur partinë e Lapajt. Ti nuk mund t’ju thuash të gjithë këtyre njerëzve hajdeni dhe bashkohuni se do nxjerr unë një parti. Gjithëkush ka ideologjinë e vet dhe kjo do jetë edhe më e bukur në qoftë se aty do ketë shumë fraksione partisë sepse pastaj pushteti nuk mund ta ketë vetëm një parti siç jemi mësuar dhe një individ në qoftë se partitë bëhen si nëpër Europë.
