Maduro në pranga, diplomati Kote: Trump zbatoi strategjinë e re, Amerika do të jetë fuqia më e madhe në botë

Arrestimi i presidentit të Vezenuelës nga Amerika është një nga temat më të përfolura në botë. Diplomati Jorgji Kote, thotë se presidenti amerikan Donald Trump në këtë operacion ka zbatuar strategjinë e re të sigurisë kombëtare amerikane. Për të synimi i Trump është që Amerika të jetë fuqia më e madhe politike, ekonomike dhe ushtarake në botë.

”Trump veproi, filloi të zbatojë strategjinë e re të sigurisë kombëatare amerikane me qëllim që të realizojë sloganin. “Amerika e para dhe ta bëjmë Amerikën të Madhe”. Ai thotë nuk kemi luftë, vetëm kemi kapur një ‘kapo band’, sepse paraqet rrezik për sigurinë amerikane. Pra Amerika nuk tërhiqet nga lidershipi politik botëror, siç u mendua. Përkundrazi Trump e ka bërë të qartë se Amerika do të jetë fuqia më e madhe politike, ekonomike dhe ushtarake në botë – dhe ky është vetëm fillimi thonë ekspertët”, tha Jorgji Kote.

Po ashtu ai theksoi se tani na mbetet të shohim se çfarë do ndodhë me Meksikën, Kolumbinë dhe Kubën, ku një ditë më parë vetë Trump paralajmëroi se mund të ndërmarrë një mision si ai në Venezuelë. ”Trump mbështetet në doktrinën e famshme transaksionaliste, pra nuk ka të bëjë më me vlera, por me ujdi. Një ujdi që është me interes për Amerikën për Trump ajo do të bëhet, nuk ka shumë rëndësi nëse dëmtohen të tjerët”, nënvizoi Kote.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?