FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Male të Pastra”, Rama poston fotot: Qindra vullnetarë pjesë e aksionit të pastrimit në 10 Parqe Kombëtare

Nisma “Male të Pastra” është rikthyer sërish këtë vit, ku sot u zhvilluan aksione pastrimi në parqet kombëtare të Dajtit, Tomorit, Llogorasë, Qafështamës, Zagorisë, Prespës, Shebenikut, Korab-Koritnikut si dhe në Alpet Shqiptare. Kryeministri Edi Rama ka postuar foto nga ky aksion pastrimi, i cili për të është kthyer në traditë në datën 26 gusht.

”Nisma ”Male të Pastra”, me një organizim shembullor në 10 Parqe Kombëtare e Natyrore në të gjithë Shqipërinë nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, ku me qindra vullnetarë, institucione, organizata dhe plot të tjerë bëhen pjesë e aksioneve të pastrimit e ndërgjegjësimit”, shkruan Rama.

Kreu i qeverisë vlerësoi punën e realizuar me përkushtim dhe dashuri për zonat e mbrojtura, “këto xhevahire të natyrës sonë, ku ekosistemet meritojnë të jenë të pastra dhe të shëndetshme”. Aksioni i pastrimit “Male të Pastra” angazhoi qindra vullnetarë, të cilët larguan qindra kilogramë mbetje nga parqet kombëtare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?