Marrëveshje bashkëpunimi Itali-Shqipëri, mes Rajonit Umbria dhe Tiranës
Bashkëpunimi në zonat ekonomike, të kulturës, dhe më tepër të shëndetësisë, ishin qëllimi i kësaj marrëveshje. U nënshkrua sot në Tiranë një Memorandum Mirëkuptimi mes Rajonit Umbria të Italisë dhe qeverisë shqiptare.Marrëveshja e bashkëpunimit u nënshkrua nga Presidenti i këtij Rajoni, Catiuscia Marini dhe ministrit shqiptar të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, në prani të ambasadorit të Italisë në Shqipëri, Massimo Gaiani dhe ministrave dhe zëvendësministrave të tjerë shqiptarë. – “Sot bashkëpunimi ynë shtrihet në disa fusha veprimi, nga marrëdhëniet ekonomike, për çështjet e sigurisë ushqimore, mjedisit, kulturës dhe shëndetësisë", – tha ministri shqiptar Beqaj. – "Ne jemi të ngazëllyer për të nisur projekte konkrete dhe operacionale. Jemi të interesuar për bashkëpunim institucional, një që është edhe bashkëpunimi ekonomik dhe social, dmth të vëmë së bashku përvojat që i përkasin qeverisë, por edhe e institucioneve të tjera dhe sistemin ekonomik e prodhimin Italian", theksoi President u Umbrias, Marini mbrëmë, i cili u prit mirë nga Kryeministri shqiptar, Edi Rama. – "Memorandumi është vetëm pika e fillimit," tha Marini. Ministri shqiptar theksoi se “tani fillon puna e vërtetë për të zbatuar planet tona.” Për realizimin e marrëveshjes palët marrin përsipër të vendosin kontakte të drejtpërdrejta, për të nxitur shkëmbimin e përfaqësuesve të rajonit Umbria me shtetin shqiptar, dhe për të inkurajuar partneritetet mes institucioneve, shoqatave dhe individëve, në forma të ndryshme.