Marrin fund vuajtjet për banorët tek Liqeni i Thatë, Veliaj: Ne s’merremi me llafe

Balta dhe gropat ishin panorama e përditshme për shumë vite e banorëve të zonës së Liqenit të Thatë në kryeqytet. E populluar kryesisht me persona të ardhur nga qytete të tjera, e gjithë zona vuante nga mungesa totale e infrastrukturës. Por falë ndërhyrjes së Bashkisë së Tiranës, tashmë banorët do të kenë jo vetëm rrugë të shtruara me asfalt, por edhe sistem kanalizimesh të ujërave të bardha dhe të zeza, ndriçim si dhe trotuare duke rritur njëkohësisht edhe sigurinë e jetës për mijëra banorë.

“Nga sot rruga për në shtëpi e banorëve te Liqeni i Thatë nuk është më një maratonë gropash dhe balte. Ndaj them s’ia vlen të merremi me llafe kur ka kaq shumë punë për të bërë, Tirana24/7”, shkruan në profilin e tij në Facebook, Kryebashkiaku Erion Veliaj.

SHKARKO APP