Mars 2017, rritja e çmimeve 3.8% në Shqipëri, më e larta në Europë

Në muajin mars, çmimet në Shqipëri kanë shënuar rritje prej 3.8%, më e larta në Evropë.

E dhëna vjen nga Instituti i Statistikave, i cili ka analizuar indeksin e harmonizuar të çmimeve të konsumit në Shqipëri dhe vendet e Evropës.

Vendet që pasojnë Shqipërinë për nga niveli i rritjes së çmimeve të konsumit janë Letonia, Lituania e Estonia, të pasuara nga Hungaria, Çekia e Belgjika.

Islanda rezulton shteti i vetëm në Evropë ku çmimet kanë shënuar rënie, ndërkohë që rritjet më të ulëta janë shënuar në Rumani Zvicër e Irlandë.

Sipas INSTAT, rritja prej 3,8 % në Shqipëri është ndikuar kryesisht nga rritja vjetore e çmimeve të grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 8,5 %.

Rritje është shënuar edhe në grupet “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 3,4 %, “Transport” me 3,2 %, “Argëtim dhe kulturë” me 2,5 %, etj.

Indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit mat ndryshimet në 331 produkte të konsumuara nga popullata brenda kufijve.

SHKARKO APP