Masat anti-covid/ Gjobiten 626 qytetarë dhe 6 administratorë lokalesh
Policia e Shtetit ka ndëshkuar me gjobë 626 qytetarë të cilët janë konstatuar pa maskat mbrojtëse në 24 orët e fundit.
Gjithashtu, gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë konstatuar 6 lokale, në ambientet e të cilëve kishte muzikë pas orës 20:00 dhe nuk respektoheshin protokollet e sigurisë që kanë si qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19. Secili prej administratorëve të këtyre lokaleve është ndëshkuar gjobë 1.000.000 lekë.
Po në 24 orët e fundit janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 7 qytetarë që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit apo nuk e kanë pasur atë me vete, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me gjobë 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.