Mblidhet Komisioni i Mbrojtjes Civile në qarkun Tiranë, Hajdari: Fokus parandalimi i zjarreve dhe menaxhimi i emergjencave

Këtë të enjte u zhvillua mbledhja e Komisionit të Mbrojtjes Civile të qarkut Tiranë, ku në fokus të diskutimeve ishte bashkërendimi i veprimtarisë së institucioneve vendore dhe qendrore për parandalimin e zjarreve dhe përballimin e emergjencave gjatë sezonit pranverë-verë 2026. Prefekti i qarkut të Tiranës, Shkëlqim Hajdari gjatë takimit tha se u theksua rëndësia e koordinimit ndërinstitucional, me synim angazhimin e të gjitha strukturave në nivel qarku dhe bashkie për marrjen e masave të menjëhershme dhe gjithëpërfshirëse në përballimin e rrezikut të zjarreve në periudhën e nxehtë në vijim.

Postimi i plotë

Sot mblodha Komisionin e Mbrojtjes Civile të qarkut Tiranë! Objekti i diskutimeve ishte bashkërendimi i veprimtarisë së institucioneve vendore dhe qendrore në nivel vendor, për parandalimin e zjarreve, nepermjet masave te gjithe institucioneve nen drejtimin e Prefektures. Po ashtu u diskutua përballimi e emergjencave të mundshme gjatë sezonit pranverë–verë 2026.

Swiss Digital Desktop Reklama

U theksua rëndësia e koordinimit ndërinstitucional, me qëllim angazhimin e të gjitha strukturave në nivel qarku dhe bashkie, për marrjen e masave të menjëhershme dhe gjithëpërfshirëse në parandalimin e zjarreve gjatë periudhës së nxehtë në vijim. Gjithashtu, u vlerësua roli i shërbimit zjarrfikës për përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar, duke evidentuar nevojën për përmirësimin e trajtimit të tyre në aspektin ligjor.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në takim u kërkua gatishmëri maksimale e të gjitha burimeve njerëzore dhe mjeteve, për të garantuar efikasitet të lartë në menaxhimin e emergjencave, me synimin për minimizimin e dëmeve. Detyrat prioritare të përcaktuara janë: Vijimi i sistemimit të banorëve të prekur nga zjarri i datës 14.04.2026 në Kompleksin “Arlis”, si dhe ndjekja e procedurave për kompletimin sa më të shpejtë të strukturave të MZSH-ve me mjete dhe uniforma; Ngritja dhe funksionimi i grupeve vullnetare pranë çdo bashkie, të angazhuara në ndërhyrjen fillestare për shuarjen e zjarreve, si dhe përfshirja aktive e kryetarëve të njësive administrative në terren;

Përditësimi i planeve të reagimit dhe njoftimit në kohë reale, si dhe përcaktimi i masave për zbatimin efektiv të tyre; Pjesëmarrja aktive e kryetarëve dhe stafit të njësive administrative në menaxhimin dhe përballimin e situatave që ndodhin brenda territorit të tyre. Rritja e nivelit të parapërgatitjes së strukturave dhe intensifikimi i fushatave të sensibilizimit të publikut.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?