FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mblidhet sot Kuvendi. Në rend dite 6 interpelanca, edhe me Kryeministrin Rama

Kuvendi do të mblidhet sot në seancë plenare.

Në rendin e ditës së sotme sotme parashikohen 6 interpelanca me disa nga ministrat të kërkuar nga deputetët e opozitës, dhe një me kryeministrin Rama e kërkuar nga kryetari i Partisë Mundësia, Erald Kapri.

Rendi i ditës:

Swiss Digital Desktop Reklama

Në mbështetje të urdhrit nr. 37, datë 9.6.2026 të Zëvendëskryetares së Kuvendit, znj. Klodiana Spahiu, rendi i ditës është si më poshtë vijon:

Swiss Digital Mobile Reklama

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 4.6.2026.

2.Njoftime.

3.Interpelancë urgjente me Ministrin e Mjedisit, z. Sofjan Jaupaj, kërkuar nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.4.

4.Interpelancë urgjente me Ministrin e Punëve të Brendshme, z. Besfort Lamallari, kërkuar nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

5.Interpelancë me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, kërkuar nga deputeti Agron Shehaj.

6.Interpelancë me Ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit, znj. Delina Ibrahimaj, kërkuar nga deputeti Enno Bozdo.

7.Interpelancë me Ministrin e Financave, z. Petrit Malaj, kërkuar nga deputetët Agron Shehaj dhe Erald Kapri.

8.Interpelancë me Ministrin e Financave, z. Petrit Malaj, kërkuar nga deputetët Agron Shehaj dhe Erald Kapri.

9.Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?