Mblidhet sot Kuvendi, opozita bojkoton. PS: Reflektoni, është urgjente!

Mazhoranca mbledh sot Kuvendin, ndërsa Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka vendosur të mos marrë pjesë në seancën plenare.

Ky vendim është marrë pasi thirrja e seancës konsiderohet e paligjshme dhe në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit. Qëndrimi u bë publik nga kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi.

Sipas kreut të Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, seanca është thirrur jashtë ditës së zakonshme të zhvillimit të saj, që është e enjtja, dhe me një rend dite që përfshin vetëm miratimin e procesverbalit dhe njoftime.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndësa Partia Socialiste deklaron se miratimi i projektrezolutës për shpalljen e Iranit “shtet terrorist” është urgjente.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas tyre nevoja e menjëhershme e një qëndrimi të Shqipërisë përkrah SHBA ndaj veprimeve terroriste të Iranit, qenka një agjendë personale. Seriozisht e mendoni këtë, apo ta kuptojmë si një lapsus?! Sonte mund t’ju them se sqarimet se pse kjo Rezolutë është urgjente do t’i japim nesër në Konferencën e Kryetarëve dhe urojmë që deri nesër keni ende kohë të reflektoni”, tha kreu i grupit të PS, Taulant Balla.

Rendi i ditës

Në mbështetje të nenit 7, pika 6, dhe nenit 27/1 të Rregullores së Kuvendit, bazuar në kalendarin e punimeve të Kuvendit për periudhën 2 — 20 mars 2026, urdhëroj:

I. Mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare në datën 17.3.2026, ora 10:00.

II. Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë:

1. Miratimi i procesverbaleve të seancave plenare të datave 5.3.2026 dhe 12.3.2026.

2. Njoftime.

III. Ngarkohen shërbimet e Kuvendit për publikimin e rendit të ditës të seancës plenare, njoftimin e anëtarëve të Kuvendit me anë të mjeteve të komunikimit elektronik, si dhe përgatitjen e dokumentacionit parlamentar që do të shqyrtohet.

IV. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?