Melania feston sot 47 vjetorin, ja disa fakte që nuk i keni ditur më kurrë më parë

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Melanie Trump, mbush sot 47 vjeç. Ajo është njohur me presidentin Trump gjatë një feste ku ishin të ftuar.

Por ka edhe shumë detaje të tjera të cilët ne nuk i kemi ditur për jetën e saj.

Zonja e Parë flet gjashtë gjuhë të huaja: sllovenisht, frëngjisht, serbisht, gjermanisht, italisht dhe anglisht.

Ajo e filloi karrierën e modelimit kur ishte fëmijë, ndërsa puna e parë e saj ka qenë në moshën pesë vjeçare kur bënte reklama për disa lloje qumështi.

Melania dhe Donald u takuan në një festë në vitin 1998. Ajo e pranoi se mes tyre pati një flirt të menjëhershëm dhe se Donald i kërkoi numrin por ajo e refuzoi t’ia jepte!

Në vend të kësaj, ajo me guxim kërkoi numrin e tij dhe i tha se do ta telefononte kur të kishte kohë.

Melania priti disa javë dhe më pas i telefonoi. Ata filluan të dilnin menjëherë por pjesa tjetër e historisë është mbajtur sekret.

Çifti tha “Po” në vitin 2005 dhe martesa e tyre kishte një listë të ftuarish që do të bënte shumë njerëz xhelozë. Të pranishëm ishin Katie Couric, Kelly Ripa, Regis Philbin, Hillary dhe Bill Clinton, dhe Simon Cowell.

Melania kishte veshur një vello spektakolare nga “Dior” i zbukuruar me 1500 kristale, përcjell “Syri”.

Një vit më vonë, çifti solli ne jete djalin e tyre të vetëm. Barron William Trump.

Edhe pse ka një jetë të angazhuar, Melania është një nënë “me kohë të plotë” dhe është mëse e vëmendshme ndaj djalit të saj.

Melania ka krijuar linjën e vet të bizhuterive të quajtur “Melania Timepieces”, ku ka dizenjuar me duart e saj shumicën prej tyre.

SHKARKO APP