Meta për protestuesit: As plumbat e gomës s’e ndalin dot uraganin e lirisë. Mirënjohje për guximin dhe qëndresën

Në një atmosferë të tensionuar, mbajti protestë të fortë, duke shënuar datën historike të 20 Shkurtit, që lidhet me rrëzimin e bustit të diktatorit në vitin 1991 dhe shprehjes së vendosmërisë për demokraci dhe liri qytetare.

Në një reagim në rrjete sociale, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka përshkruar këtë datë si një moment kur shqiptarët duhet të konfirmojnë vendosmërinë për të shembur, sipas tij, “regjimin e kalbur” dhe për t’i rikthyer vendit lirinë. Ai e quan protestën si një uragan të lirisë që nuk ndalet nga “plumbat e gomës, dhuna apo arrestimet”.

Postimi i plotë

Swiss Digital Desktop Reklama

20 Shkurti i rrëzimit të diktaturave konfirmoi vendosmërinë e shqiptarëve për të shembur regjimin e kalbur të Edi Ramës. As plumbat e gomës, as dhuna kriminale dhe as rrëmbimet mafioze të protestuesve nuk e ndalin dot uraganin e Lirisë. Mirënjohje për guximin, qëndresën dhe vendosmërinë për t’i rikthyer Shqipërisë me çdo çmim Lirinë. FITORE!

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?