Ministri Gonxhja: Lini, një thesar që duhet ruajtur ndër breza

“Fshati piktoresk i Linit, në Pogradec, një thesar i rrallë i trashëgimisë sonë kulturore tashmë është shpallur pasuri kulturore e paluajtshme si “Ansambël Arkitektonik Urban” me vendim të Këshillit të Ministrave. Një vendim i cili synon jo vetëm mbrojtjen dhe ruajtjen e vlerave unike historike e arkitektonike të Linit, por edhe restaurimin dhe administrimin e tij, duke përcaktuar qartë zonën mbrojtëse, rregullat dhe përgjegjësitë institucionale për të siguruar që ky destinacion i veçantë të ruhet dhe të trashëgohet ndër breza”, shkruan Ministri i Turizmit, Blendi Gonxhja në një postim në rrjetet sociale.

I vendosur buzë liqenit të Ohrit, Lini dallohet për arkitekturën karakteristike, shtëpitë prej guri dhe strukturën e ruajtur ndër vite, duke mbetur një nga zonat më autentike në vend.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ikja e Berishës nga kryetar e dëmton PD apo e shpëton?