Ministri izraelit takim me Peleshin: Shqipëria është një mike e palëkundur e Izraelit
Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Sa’ar, ka ndarë një mesazh në rrjetet sociale pas takimit që zhvilloi në Tiranë me kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Shqipëri.
Sa’ar shprehet se ishte i kënaqur që u takua me Peleshin dhe më tej shkruan:
“Kënaqësi që u takova sot në Tiranë, në kuadër të vizitës sime diplomatike, me kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi. Izraeli dhe Shqipëria janë dy demokraci që ndajnë vlera të përbashkëta, sfida dhe interesa të përbashkëta, si edhe një miqësi të palëkundur. Diskutuam për situatën në Lindjen e Mesme, forcimin e lidhjeve ndërparlamentare dhe zgjerimin e bashkëpunimit mes vendeve tona”.

