Ministri Lamallari: Nuk do ta lejojmë zvarritjen e çështjeve gjyqësore, përmirësojmë Reformën në Drejtësi

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari thotë se qeveria nuk do ta lejojë zvarritjen e çështjeve gjyqësore dhe se mazhoranca socialiste do të ndërhyjë në ligjet e Reformës në Drejtësi për të adresuar problemet e identifikuara në sistem.

Ai shpjegoi se ndërhyrjet do të përqendrohen te procedimet penale, vakancat në gjyqësor, mekanizmat disiplinorë për gjyqtarët dhe prokurorët, si dhe garantimi i të drejtave ligjore për qytetarët. Ai nënvizoi se përmirësimi i sistemit gjyqësor lidhet drejtpërdrejt me synimin e Shqipërisë për mbylljen e negociatave me Bashkimin Evropian.

“Të mos lëmë pa adresuar me objektivitet çështje si zvarritja e çështjeve gjyqësore, procedimet penale, garancitë ligjore që duhet të ekzistojnë për qytetarët shqiptarë, mekanizmi disiplinor i gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët zvarrisin pafundësisht publikimin e vendimeve të dhëna. Çështje të tjera të ndjeshme si vakancat. Nuk ka kuptim që ne të mos adresojmë çështje që vijnë nga ankesat e qytetarëve, në lidhje me drejtësinë që ata marrin”, tha ministri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lamallari shtoi se grupi parlamentar socialist do të gjejë zgjidhjet ligjore të duhura për ndryshimet e planifikuara dhe Ministria e Drejtësisë do të vijojë të mbajë rolin e saj kushtetues.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?