Ministri Nufi ndan pamjet: Droni Bayraktar TB2 monitoron në kohë reale vatrat e zjarrit

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, bëri të ditur sot se droni “Bayraktar” TB2 i Forcës Ajrore përdoret për monitorimin e situatës si gjatë ditës, ashtu edhe gjatë natës.

Nufi thekson se këto mjete ajrore pa pilot janë një komponent të rëndësishëm të kapaciteteve të Forcave të Armatosura.

“Përdorimi i mjeteve ajrore pa pilot përbën një komponent të rëndësishëm të kapaciteteve të Forcave të Armatosura në mbështetje të operacioneve për mbrojtjen e jetës, pronës dhe mjedisit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Droni Bayraktar TB2 i Forcës Ajrore kryen misione monitorimi ditën dhe natën, duke transmetuar në kohë reale informacion mbi vatrat e zjarrit, përhapjen e flakëve dhe lëvizjen e helikopterëve të angazhuar në të gjithë zonat e operacioneve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të dhënat e siguruara nga ajri mbështesin drejtimin dhe koordinimin e forcave në terren, si dhe reagimin e shpejtë të strukturave përgjegjëse”, shkruan Nufi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?