Ministri Vengu: Nuk mund të barazohen çlirimtarët me gjenocidarët

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka reaguar ndaj kërkesës së Prokurorisë në Hagë për dënimin me 45 vite burg të ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Në një postim në rrjetet sociale, Vengu thekson se reagimi ndaj kërkesës për dënime maksimale buron nga nevoja për një drejtësi të ndershme dhe historikisht të përgjegjshme.

Ai vëren se paraburgimi mbi pesë vjet dhe natyra e akuzave po përdoren si instrument për të përmbysur dallimin mes agresorit dhe viktimës. Krimet e dokumentuara të aparatit shtypës serb ndaj shqiptarëve të Kosovës mbeten të pandëshkuara, ndërsa përpjekjet për të barazuar çlirimtarët shqiptarë me gjenocidarët e Srebrenicës mbështeten, sipas Vengut, në akuza të fabrikuara me ndikim rus mbi Këshillin e Europës.

Ministri shpjegon se kjo padrejtësi e institucionalizuar rihap plagë historike dhe dëmton besimin e popujve tek institucionet ndërkombëtare të paqes. Ai nënvizon se gjykatat ndërkombëtare, në këtë mënyrë, po delegjitimojnë të drejtën ndërkombëtare dhe parimin e vetëvendosjes së popujve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vengu thekson se e ardhmja e Kosovës, e Serbisë dhe stabiliteti i rajonit varen nga një drejtësi e besueshme, e paanshme dhe historikisht e përgjegjshme, dhe se ajo nuk mund të ndërtohet mbi barazimin e çlirimtarëve me gjenocidarët.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?