Mogherini dhe Hahn flasin për krizën: Keqardhje që opozita nuk regjistrohet në KQZ
Shefja e Punëve të Jashtme të BE-së dhe Komisioneri për Zgjerimin kanë mbajtur një deklaratë të përbashkët për krizën politike në Shqipëri.
Mogherini dhe Hahn shprehen të keqardhur që opozita nuk është regjistruar ende në KQZ për zgjedhje. Ata bëjnë thirrje që zgjedhjet të zhvillohen më 18 qershor.
Ata e kanë quajtur sulm deklaratën e Bashës për vetingun ditën e sotme. Sipas tyre, ky sulm nuk i bën mirë të ardhmes së Shqipërisë.
“Na vjen keq për bojkotin parlamentar në Shqipëri dhe që opozita nuk është regjistruar ende në KQZ për të marrë pjesë në zgjedhje.
Debati politik nuk mund të zërë vënë jashtë, por brenda Parlamentit sipas praktikës demokratike. Qytetarët meritojnë një lidership të përgjegjshëm.
Ne u bëjmë thirrje edhe një herë, liderëve politikë në Shqipëri, që të veprojnë me përgjegjësi, në respekt të institucioneve dhe të hapin rrugën për zgjedhje demokratike me standarde europiane.
Më konkretisht, reforma në drejtësi po sulmohet. Ne bëjmë thirrje që të gjitha partitë të organizohen për të formuar institucionet e vetingut.
Të sulmosh reformën në drejtësi në vend që të përpiqesh ta vësh në zbatim atë dëmton të tashmen dhe të ardhmen e Shqipërisë”, shkruan deklarata.
“Ne presim që deputetët e Parlamentit shqiptar të tregojnë përgjegjshmëri dhe maturi duke vepruar konform demokracisë, ligjeve dhe kornizës institucionale.
Ne vazhdojmë të insistojmë se vetingu është kusht për hapjen e negociatave për në BE”, mbyllet deklarata.