Moj Mavrovë e Drashovicë…

Nga Agim Jazaj

Lufta e Drashovicës, ndër epopetë e lavdishme të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare, u përkujtua dhe u nderua me madhështi nga Bashkia e Selenicës.

Pjesëmarrja masive dhe gjithëpërfshirëse, kish fshirë nga faqja e dheut gjithë ndasitë e politikës turinj- ndotur.  Një vlerë e shtuar, nderimi nga Prof. Dr. Ago Nexha, kryetar i shoqatës “Labëria“, Gjurmëlënësi në komunitetin vlonjat dhe jo vetëm, Luan Muhameti, i vlerësuar me pushtet dhe i nderuar pa pushtet!  I zgjedhuri me votën e arsyes: Përparim Shametaj, kryetar i Bashkisë, bir i kësaj treve lavdimbuluar… Këngët dhe vallet nga grupe e shumta, pushtuan luginën, dhe njerëzit….  Salla e stërmbushur dhe këngët e pa pushuara… Flisnin për realitetin mbi inforrmalitetin…   Në krah të tyre si “ysmetçiu“ e “Zot konaku“, biri i Drashoviës: Bujar Leskaj!… Salla s‘i nxinte njerëzit dhe këngët.

Por, këngët papushim i bënin “zap“ njerëzit e zakonshëm, dhe të marrët!…   Mediat vizive lokale etj, lajmëruan në mënyrë recitive dhe ftuan gjithë njerëzit e trevës së Labërisë, Vlorës dhe jo vetëm në: Kujtimin, Nderimin dhe Festimin e Luftës së Drashovicës nga kjo bashki, nën kujdesin e kryebashkiakut, Përparim Shametaj. Sa herë kujtojmë dhe festojmë këtë epope, ndoshta mbi epopetë e Vlorës, na vijnë të afërta vargjet e largëta:

 “Rrepet shekullor,/Tundin gjethet lehtë./ Duket se tregojnë,/Gjithë Epopetë…

Vitet rrjedhin në shtratin e tyre… Na kthejnë tutje, ku gjëmon historia, nën hijen e rrepeve shekullor. Drashovicë llogore lufte, Drashovicë këngë lirie, Drashovicë burra sterralli! Dhe si për të “zbutur“ pak ashpërsinë e këtyre maleve, shushërin mbi gur e zaje Shushica… Kalojnë vitet, dhe në trupin e tyre kanë gdhendur me daltë ngjarjen: E shtunë, e vitit 1951- shënon historia…. Drashovicë e shtunë 2015. Drashovicë, shtator 1951.

Ish e shtunë dhe ajo ditë…

Në Drashovicë, në përkujtim dhe nderim të kësaj date, kishin zbritur njerëz nga Kuçi i Joho Gjolikut, nga Tërbaçi i Hysni Kapos, nga Shkoza e Kanan Mazes, nga Vërmiku i Abdurrahim Çirakut, Dushkaraku i Reiz Xhelilaj, Vranishti i Sali Vranishtit, nga Armeni i Osmën Haxhiut, Velça e Ali Beqirit, Sevasteri i Hysni Shehut, Kanina e Myqerem Hamzarait, Duro Shaska i Koculit, Namik Xhafa i Karbunarit, etj, breza, pasardhës, përkujtojnë dhe nderojnë epopenë e Drashovicës. Krejt papritur vjen habëri- farmak. Pranë, aty nën hijen e rrapit shekullor, në Drashovicë, kishte ardhur një makinë mbuluar me qefin të zi. I çuan mandatën të atit, Selim Hasanit, burrit të njohur për burrërinë dhe për vargun “shpatë“. Brënda makinës qëndronte i mbuluar trupi i vdekur, i djali të tij, Hito Selimi. Dhimbeje deri në palcë, por dhe qëndresë përpara dhimbjes e babait… Pak më tej gjëmonin këngët dhe vallet e festës. Rreth xha Selimit u mblodhën afro 10 burra, të moshuar. Plaku i motshëm dhe i mënçur Selim Hasani, rapsodi i njohur dhe i mbetur në kujesën e brezave afrohet. Dhe… mbi dhimbjen, aty për aty ngriti këngën:

Drashovicë bëhet festimi,/Vjen i vrarë Hito Selimi,/Në mos besoni e shihni,/Plotë me gjak mbushur qefini“!…

Xha Selimi i‘a mori këngës, burrat për rreth i’a mbajtën këngën…

Pas festës muarën rrugën për në Brataj, me xhenazenë, birin e tij, me dhimbjen deri në palcë… Kohët e marra, me marrëzinë frer-këputur, e politikës-turinj thyer, ka bërë të tyren, deri dhe për të bërë të bardhën të zezë, për të zbehur edhe aktin më sublim të popullit shqiptar, si gjithë popujt për Liri dhe Pavarësi!

Epopeja e Drashovicës

Lufta e Drashovicës, kundër nazistëve gjerman, zë vënd të rëndësishëm në gjerdanin e artë në Luftën Nacional Çlirimtarë, Epopenë më të lavdishme të popull shqiptar. Më 14 shtator 1944, nisi Lufta e Drashovcës në Vlorë. Ishin krijuar dhe organizuar 10-15 çeta partizane. Shënoheshin 2-3 batalione partizane.

 Njësitet guerile, çetat e batalionet partizane, në Qarkun e Vlorës, u kishin dhënë goditje të fuqishme, shkatërruese, forcave fashiste. Si rezultat, në çdo front të luftës, kishin pësuar tronditje, marrë të tatëpjetën, drejtë kapitullimit. Si pasojë e disfatave, armata gjermane dhe italiane, në frontin sovjeto-gjerman të Luftës së Dytë Botërore, Italia fashiste në Shqipëri, shpalli edhe ajo kapitullim e saj. Komanda e zonës së Parë Operative për Vlorën, paralajmëroi forcat partizane, gjithë popullsinë e Qarkut: “Vendin e forcave fashiste, po nxitonte ta zinte një armik tjetër, më i rrezkshëm, i egër e barbar: Nazizmi Gjerman”.

 Forcat nazite po vinin nga Greqia, Gjirokastra, për t’u dislokuar në garnizonin e Vlorës, i cili kishte mbetur bosh, si rezultat i kapitullimit të forcave fashiste. Forcat naziste, me një autokolonë të fuqishme, të paisur, me mjete të blinduara e artileri, ndiqnin internerarin: Greqi-Gjirokastër-Tepelenë, me qëllim të mernin sa më parë garnizonin e Vlorës, të zvendësonte sa më shpejtë, forcat italiane, që kishin kapitulluar, shkruan në Librin e vet: “Epopeja e Vlorës” autori vlonjat, Manxhar Binaj

Nazistët përgjatë rrugës, duke ardhur nga Sevasteri, ku u asgjësua pararoja e tyre nga partizani Daut Mystehaku, të tërbuar dhe egërsuar, vranë 16 vet, të gjithë të moshuar, dhe dogjën 20 shtëpi, mund të kishin rrafshuar edhe fshatin… Pas këtij veprimi gjakatar, kolona e forcave gjermane marshoi për në Vlorë. Ajo me shpejtësi, u dislokua në rajonet e fortifikuara. që kishin lënë italianët, duke filluar nga fusha e Mavrovës, Drashovicës, në gjithë qytetin e Vlorës.  Në fushën e Mavrovës ndodheshin rreth 6000 ushtarë e oficer italianë, që kishin hedhur armët, e tani me mbërritjen e forcave, ata i trajtonin si rob lufte. Në situatën e krijuar, komanda e Zonës së Parë Operative, me shpejtësi vendosën ngritjen e një shtabi operativ me: Islam Radovickën e Hysni Kapon në krye. Ky shtab, vendosi në fushën e Mavrovës e të Drashovicës, të çlironin 6000 ushtarët e oficerët italianë, të çarmatosur, të mbyllur në një kamp përqendrimi. Vendimi u muar: Sulmi të fillonte në orën o1.oo të datës 15 shtator.

Shtabi i ngritur shtroi detyra komandave të batalioneve e të çetave partizane që të viheshin në gatishmëri për të organizuar, e vrojtuar të dy fshatrat e Mavrovës dhe Drashovicës.  Batalioni “Ismail Qemali” e “Halim Xhelo”, do të sulmonin rajonin e fortifikuar, tek ura e Drashovicës, ndërsa batalionet territoriale të fshatrave e zonave. do të sulmonin forcat naziste në fushën e Mavrovës. Lufta u zhvillua e ashpër dhe vazhdoi deri në mëngjez, kur po hapej dita. Forcat armike ishin afër asgjësimit të plotë. Në këtë kohë, me shpejtësi e në mënyrë të pa papritur, u erdhën në ndihmë rreth 2 batalione, të shoqëruar me mjete të blinduara nga drejtimi i Vlorës. Më pas, një forcë tjetër erdhi nga drejtimi i Tepelenës, të cilat mundën të bashkoheshin me forcat armike, që luftonin në rrethim dhe po i kërcënonte asgjësimi i plotë nga forcat partizane. Lufta vazhdoi gjatë gjithë, ditës së 15 Shtatorit, deri në mbrëmje me sulme e kundër sulme. Komanda gjermane, duke e ndjerë rrezikun e një sulmi të ri nga forcat partizane, natën e 15 Shtatorit, duke u gdhirë 16 Shtatori, vendosi të tërheq me mjete të blinduara forcat, të cilat i kishin shpëtuar asgjësimit dhe pothuajse të gjithë robërit italian.

Nazistët me shpejtësi, u vunë zjarrin depove me armatim e materiale të tjera ushtarake. Flaka mbi këto depo vazhdoi për 48 orë. Më datën 16 Shtator, forcat naziste ishin tërhequr plotësisht nga fusha e Mavrovës dhe e Drashovicës dhe u vendosën në rajonin e fortifikuar, fshatin e vjetër të Drashovicës, në lartësinë e Sherishtës, duke mbuluar dhe urën e Peshkëpisë. Forcat partizane, të drejtuara me guxim e aftësi nga Islam Radovicka e Hysni Kapo dhe komandatët e batalioneve, nuk u tërhoqën dhe as e ndalën luftën. Pas 2 ditë e dy net luftimesh të ashpra e të pa ndërprera, partizanët e detyruan armikun të tërhiqet nga kjo vijë e të zërë pozicione mbrojtëse larg qytetit të Vlorës!  Forcat partizane e vullnetare, thyen disa kundërsulme të armikut, kaluan në mbrojtje, u përforcuan në vijën e “Qafa e Zallit” deri në pjerrtësinë e malit të “Shashicës”, për t’u përgatitur për një sulm vendimtar mbi forcat naziste. Komanda gjermane, pasi mori përforcime të reja, më datën 3- 4 tetor, filloi operacionin e quajtur, “Eliot”. Gjatë 2-3 ditëve, forcat partizane zhvilluan luftime këmbëngulëse, duke thyer disa herë sulmet armike, të mbështetura me artileri e aviacion. Shtabi operativ që drejtonte luftimet, urdhëroi tërheqjen e trupave partizane në drejtim të grykës së “Mesaplikut” dhe të maleve të “Çikës” e “Çipinit”, për t’i shpëtuar rrethimit, si dhe kthimit të forcave territoriale në fshatrat e krahinat e tyre. Ne luftën e Drashovicës, e cila vazhdoi 20 ditë, e net pa ndërprerë, në të gjitha luftimet, forcat naziste lanë mbi 200 të vrarë e të zënë robë, pëveç të palgosurve.

Nga forcat partizane ranë si trima në fushën e nderit mbi 23 vet. U plagosën 50 e ca djem, midis tyre edhe Hysni Kapo… Në çdo fshat, duke filluar nga Kuçi, Himara, Mesapliku, Sevasteri, Gorishti, e Selenica, pa përjshtuar Topalltinë, u krijuan brigada të posaçme me njerëz e kafshë, që bënin për çdo natë furnizimin e frontit me ushqime e municione.

Lufta e Drashovicës pati një rëndësi të madhe nga ana strategjike, operative e taktike, format e luftës partizane, etj. Si dhe një rëndësi të veçantë për Qarkun e Vlorës, për zonën e “Parë Operative” e për gjithë Shqipërinë, tregoi se  forcat partizane, mundën, të maten dhe fituan me një armik të fuqishëm. Megjthëse armiku, ishte superior në numër e teknikë, ai la më shumë të vrarë në fushën e luftimit, por dhe të plagosur e robër.

  LANÇ është epopeja më e lavdishme e popullit shqiptar, lufta Çlirimtare, pa të cilën Shqipëria, nuk do të ishte ajo që është sot. Lufta e Drashovicës, është dhe mbetet një Epope e rëndësishme e kësaj Lufte.

   Do ikin vite dhe dekada, por dhe kjo epope, heronjtë dhe heroizmat e saj, do të mbeten të skalitur në memorien e kombit.

  Kënga: “Moj Mavrovë e Drashovicë”,/Ç’e bërë natën ditë,/ Me topa e me elektrikë,

Hysni Kapo me petritë,/Ylli kuq që lëshon dritë”… /është kënduar dje, këndohet sot, do të këndohet dhe nesër!

SHKARKO APP